Radar
Video / Sanna Marin e Finlandës, party dhe alkol në një festë private! Shpërthejnë kritikat ndaj saj
Shumë persona e kanë quajtur “cool” për thjeshtësinë e saj, kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, duket se i ka ardhur radha të përballet me reagimet në rritje pas një video që po qarkullon në rrjet prej të mërkurës, ku ajo shfaqet duke kërcyer e duke pirë alkool në një festë private me miqtë.
Shumë persona e kanë konsideruar sjelljen e kryeministres 36 vjeç të pahijshme për një udhëheqëse shteti, në kohën kur Finlanda po përballet me çmimet në rritje dhe krizë të energjisë elektrike. Madje, disa e kanë ironizuar videon duke thënë: Është e mrekullueshme të shohësh të rinjtë tek festojnë. E ardhmja i përket të rinjve.
Në videon, e cila thuhet se është postuar për herë të parë në Instagram Stories, Marin shihet duke pirë me një grup shokësh, ndërkohë që kërcen dhe këndon. Sanna Marin është kritikuar edhe një herë tjetër pasi ka kaluar gjithë natën duke festuar në kohën e masave anti-COVID, gjë për të cilën Marin ka kërkuar falje. Për videon që qarkulloi të mërkurën, mediat vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar, pavarësisht se vetëm tani është bërë virale në Finlandë.