Lidhu me ne

Kioske

Pastaj Edi tha: ‘Dua të bëj diçka me histori’. Dhe kështu lindi gjigandi

Pastaj Edi tha: ‘Dua të bëj diçka me histori’. Dhe kështu lindi gjigandi

A digital rendering of the Tirana tower.

Një metaforë banale. Kështu e quan kullën-Skënderbe në Tiranë, OIiver Wainwright që shkruan në gazetën “The Guardian”. Pak rëndësi ka ky vlerësim, patjetër që tutori i kullave të Tiranës, Edi Rama, do dalë e do thotë se ai është një xhevahir, se përkundruall monumentit tanimë të vjetëruar është një kokë e madhe e Skënderbëut, brenda të cilit banojnë shqiptarët që mund të ndërzehen për brezin e ardhshëm nën frymëmarrjen simbolike të heroit kombëtar. Punë opinionesh, sepse edhe zhvillimi erdhi në pikën që imponohet me teka dhe vegime personale, pa llogaritur paratë.

Dhe në fakt te këto të fundit ia vlen të shihet shkrimi. Studio që e ndërton, hollandezja, MVRDV akuzohet se ka ndërtuar një shëmti në Londër, Marble Arch Mound, ka kaluar në Ballkan, ku sipas autorit ka rezervuar metaforat e veta. Jo për të dhuruar ndonjë gjë kushedi çfarë, por më saktë për të fituar duke hedhur pasqyrat e radhës për indigjenët.

Ata duket se i kanë ruajtur metaforat më banale për Ballkanin duke supozuar ndoshta se më pak nga klientët e tyre apo kritikët do të shohin nga afër ndërtesat në fjalë

shkruan autori.

Që vë në dukje se me të njëjtin mesazh studio ka ndërtuar edhe Downtown One, kulla me hartën e Shqipërisë si reliev, që shihet si një ndërtesë që po pëson erozion të parakohshëm. Hollandezët pas firmës kanë sens ironie kur një prej tyre, Winy Maas thotë se:

Këto kohë qytetet në botë po ngjajnë me njëri-tjetrin. Përherë i inkurajoj t’i rezistojnë kësaj, të gjejnë karakterin individual dhe ta theksojnë atë. Tirana ka mundësinë e një kanavaci të bardhë për struktura me densitet të lartë. Mund të jetë progresive në këtë sens…

shton ai duke na dhënë të kuptojmë sesi “një filozofi” bashkohet me një babëzi për të na dhënë këtë që jetojmë. Në një leksion të vitit 2018, Maas, ka mbrojtur simbolikën nacionaliste me lehtësinë e matrapazit.

Kisha një bisedë më disa politikanë europianë për këtë. Është nacionalizmi i keq apo i mirë? Por Shqipëria ka nevojë për të, të tregojë se është seksi dhe se është e lezetshme

citohet ai.  

Kështu sesi duket qyteti ku jetojmë ne dhe çfarë simbolesh duhet të prezantojë e di dikush në Hollandë që ka gjetur dorën e gatshme në Tiranë e padyshim edhe trurin si kanavcë e bardhë për të luajtur me trillet e veta. Dhe për të bërë para, ndoshta shumë. Pa pyetur se nga vijnë paratë që paguajnë për këto arena cirku si zonë urbane. 510 dollarë për m2 kostoja në shtijen me 3000-4000 dollarë/m2.

Ndonëse MVRDV pretendon se kryen kontrolle për klientët e vet në përputhje me ligjet hollandeze. Është e njëjta studio që projektoi qendrën tregtare “Toptani” në vitin 2005 e ndërtuar më pas nga të tjerë.

Studio ka patur disa projekte të parealizuara mes të cilave një bllok apartamentesh anës liqenit që në vitin 2008, mesa duket ndërtuar tashmë nga Bashkim Ulaj.  Një resort alla James Bond në bregdet për një rus të pasur në një kodër artificiale. Ndërkohë që siç thotë gazeta, studio fitoi të drejtën e shndërrimit të Piramidës në një qendër të teknologjisë së informacionit pa garë. Po kulla – Skëndërbe si na doli në dritë? Maas shpjegon se pas gjithë këtyre punëve:

Pastaj Edi tha: ‘Dua të bëj diçka me histori’. Dhe kështu lindi gjigandi

Kjo është historia e kullave dhe Tiranës që po merr formën kaotike të sistemit nervor të një njeriu të vetëm me “vizionin e kullave bosh”, ndërkohë që duhet vënë në dukje se krime të tilla urbanisitike me kosto afatgjata, zbulojnë krimin e qarkullimit të parave të pista. Është lajm I mirë që gazeta vë në dukje një faull të tillë në një qytet që Europës nuk I thotë asgjë, sepse Stuart Pearce në Londër dhe ky ambasadori britanik në Tiranë kanë rastin të gjejnë materiale për të pasuruar listën e non gratave dhe t’I japin fund pandëshkueshmërisë, tani që me shqiptarët kanë gjetue terezinë të merren të gjithë në Angli, por duke u përqendruar te kalimet e La Manshit. Në fakt kur thonë Mafia Shqiptare, është e udhës që atë ta kërkojnë në Tiranë, jo në Londër apo Milano. Sepse ne shohim sesi miliona euro çlirohen sepse “befas Edi Thotë”.

/ Nga Respublica.al

Value engineered … Downtown One under construction, with its relief map greatly reduced.

MË TEPËR

Sport18 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix18 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix18 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix18 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix18 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix18 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix19 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix19 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix19 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix19 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook