Kryesore
PD, 5 pyetje për inceneratorët: SPAK i di përgjigjet, por ato çojnë aq lart, sa prokurorët nuk shkojnë dot
PD, 5 pyetje për inceneratorët: SPAK i di përgjigjet, por ato çojnë aq lart, sa prokurorët nuk shkojnë dot
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, drejton disa pyetje ndaj prokurorisë së posaçme, SPAK, lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Ai deklaroi se prej dy javësh tashmë po drejtohen pesë pyetje ndaj SPAK dhe të gjitha palëve që kanë vesh dhe sy, qelë nuk janë mbyllur nga perdja e trashë e parave të korrupsionit.
Do të vazhdojmë edhe dy muaj, dyqind herë apo dymijë pyetje. Këto pyetje të thjeshta që bëjmë dhe përsërisim nuk janë tonat, por të njerëzve. Ne kemi foltoren, aksesin mediatik dhe vullnetin për të përfaqësuar zërin e qytetarëve.
1. A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?
2. Dini gjë sa buxhet ka secila nga këto kompani?
3. Dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?
4. A ju thotë gjë emri A. Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike?
5. Çfarë lidhje kanë të gjithë këto emra me qindra milionë euro para publike të shqiptarëve që kinse po investoheshin për inceneratorët?
Malltezi shtoi se SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart, aty ku prokurorët tanë nuk shkojnë dot.
Ne do të kthehemi nesër, jo me drejtësinë, por me përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ato të çojnë te të njëjtët emra dhe të njëjtat gjurmë. Firma e kundraligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit, i bashkon të gjitha fijet. Vetëm SPAK nuk i bie në fije. Pse vallë?