Lidhu me ne

Mix

Zbulohet data e publikimit të ‘Kung Fu Panda 4’

“Kung Fu Panda 4” do të shfaqet në vitin 2024, njoftoi të premten Universal Pictures.

Filmi, i cili është planifikuar të dalë në 8 mars 2024, do të jetë filmi i parë në ekskluzivitetin “Kung Fu Panda” që nga viti 2016, kur seria DreamWorks Animation përfundoi një trilogji të planifikuar

. Filmat fokusohen në Po (Jack Black), që jeton në një version fantazi të Kinës së lashtë. Në filmin e parë , i lëshuar në kinema në 2008, Po zgjidhet të bëhet “Dragon Warrior”, një mjeshtër  i kung fu-së. Gjatë rrjedhës së filmit dhe dy vazhdimeve të tij, Po stërvitet nga mjeshtri Shifu (Dustin Hoffman) dhe kapërcen dyshimet e tij për t’u bërë një hero i aftë, duke mposhtur disa armiq të rrezikshëm dhe përfundimisht duke u ribashkuar me babain e tij.

Filmi i parë “Kung Fu Panda” ishte filmi origjinal i animuar me fitimet më të larta të DreamWorks, duke fituar 631 milionë dollarë në arkat botërore. Filmat në total fituan 1.8 miliardë dollarë dhe krijuan një ekskluzivitet që përfshin disa speciale televizive të animuara dhe tre seri, duke përfshirë “The Dragon Knight”, sezoni i parë i tv cilit u publikua në Netflix muajin e kaluar.

Përtej datës së publikimit, nuk është bërë i ditur asnjë informacion për filmin e katërt . Përveç Black, anëtarët e tjerë të kastit nga trilogjia origjinale përfshinin Dustin Hoffman, Angelina Jolie, Seth Rogen, Jackie Chan, Lucy Liu, David Cross dhe James Hong. Jonathan Aibel dhe Glenn Berger shkruan skenarët për të tre filmat në trilogjinë origjinale, ndërsa Melissa Cobb shërbeu si producentja kryesore. John Stevenson dhe Mark Osborne drejtuan filmin e parë, ndërsa Jennifer Yuh Nelson drejtoi dy vazhdimet, këtë të fundit e drejtoi bashkë me Alessandro Carloni.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook