Radar
Albin Kurti: S’duhet të ketë ndalim të shamisë në Kosovë
Albin Kurti: S’duhet të ketë ndalim të shamisë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve.
Megjithatë, Kurti ka thënë se pragu i lejimit të shamisë duhet të jetë mosha 16-vjeçare.
“Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. por duhet të jemi të lirë, mirëpo gjithashtu kam thënë që mosha 16- vjeçare duhet të jetë pragu, dhe moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur dhe që do të duhej të ndodhin”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media pas një vizite në Doganën e Kosovës.
Ai e ka krahasuar këtë me marrjen e kartës së identitetit në moshën 16-vjeçare.
“Meqë mund ta marrësh kartën e identitetit në moshën 16-vjecare, nëse sistemi e mundëson që të lidhësh kurorë në moshën 16-vjecare, meqë mosha mesatare është 35 vjeç e 2/3 e popullatës është nën 35 vjeç, mendoj që në të ardhmen nuk do të ishte keq që edhe mosha e votimit të ishte 16 vjeç. Ne e shohim moshën 16-vjecare si moshë të pragut për shumë gjëra e po ashtu edhe për bartjen e shamisë”, ka përfunduar Kurti deklaratën e tij lidhur me këtë çështje.
Postimet në faqen e kryeministrit të Kosovës