Në gusht 1851, amerikanët Isaac Merrit Singer, një shpikës nga Pittstown dhe Edward Clark, një avokat njujorkez, krijuan “I.M. Singer Company”, atë që do të bëhej një nga firmat më të famshme për makinat qepëse në botë.
Për vetëm dy vjet, Singer bëhet firma kryesore amerikane në sektorin e prodhimit dhe të shitjes së makinave qepëse.
Makinat e para, të ndërtuara në New York, fillojnë të shiten me çmimin 100 dollari.
Në 1855-ën Singer është bërë tashmë firma më e madhe në botë e sektorit, aq sa nxitën Singer dhe Clark ca vite më vonë të hapinin stabilimentin e parë prodhues jashtë Amerikës, në Glasgow. Ishte i pari i një vargu të gjatë vendesh prodhimi, të shpërndarë në anë të ndryshme të botës.
Me shpikjen e elektricitetit, u ndërtuan edhe makinat e para elektrike në fillim të shekullit XX. Singer është zhvilluar në botë në të dyja variantet, atë klasikun dhe elektrikun.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu