Lidhu me ne

Radar

“S’ka ma turp”-Fabian Zhilla nis peticionin online kundër emisioneve që transmetojnë përmbajtje seksuale, kërkon ndërhyrjen e AMA-s


Studiuesi Fabian Zhilla ka nisur një peticion në internet që i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve lidhur me “reality show” televiziv që transmetojnë mesazhe me përmbajtje të dëmshme për fëmijët dhe shkelin moralin publik.

Zhilla kërkon nga institucionet që emisione të tilla që shfaqin mesazhe me përmbajtje të dëmshme të merren masat ligjore për transmetimin e tyre në fasha orares mbas orës 24:00, të ransmetohen me logo përkatëse që paralajmërojnë shikuesit nën 18 vjeç si dhe të shoqërohen me një paralajmërim për skenat dhe përmbajtjen e programit  të papërshtatshëm për moshat nën 18 vjeç.

Zhilla disa ditë më parë në një shkrim të tijin dënoi transmetimin e emisioneve të tilla të cilat sipas tij transmetojnë antivlera nëpërmjet seksualizimit.

Peticioni:

Drejtuar: 

1.       Autoritetit të Mediave Audiovizive 

2.       Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve

Për dijeni:

·       Komisionit Parlamentar Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

·       Avokatit të Popullit

·       Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit 

Nisur nga një shqetësim  qytetar i shprehur në forma të ndryshme në lidhje me disa emisione të formatit “Reality Show” të cilat S’KA MA TURP por transmetojnë mesazhe me përmbajtje të dëmshme për fëmijët dhe shkelin moralin publik, i drejtohemi institucionit tuaj që të marrë masat ligjore që këto programe të:

1.       Transmetohen në një fashë orare mbas orës 24.00.

2.       Transmetohen me logo përkatëse që paralajmërojnë shikuesit nën 18 vjeç.

3.       Shoqërohen me një paralajmërim për skenat dhe përmbajtjen e programit  të papërshtatshëm për moshat nën 18 vjeç.

Baza Ligjore

·       Kushtetuta, neni 48 dhe neni 54/3.

·       Ligji Nr. Nr.97/2013 ‘Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë’; neni 4/1.b; neni 18/1.a; neni 33/1.d; neni 46/1.c.dh. 

·       Kodi i Transmetimit për Median Audovizive nr.228 datë 11.12.2017.

·       Ligji 18/2017 ‘Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës’, neni 17/7; neni 27; neni 42.

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar5 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix5 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske1 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske1 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix1 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar1 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix1 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook