Aktualitet
Njeriu i 683 atentateve është 90 vjeç
Fidel Kastro, lideri historik i Kubës feston 90-vjetorin e lindjes. Kastro lindi në provincën e varfër të Biranit, në lindje të Orientes. Babai i Fidelit, Angeli, ishte një emigrant nga Galicia, rajon në veri të Spanjës. Në vitin 1945 Kastro filloi universitetin në Havana për Drejtësi. Në vitin 1959 falë triumfit të revolucionit komunist, Kastro mori në duar fatet e vendit.
Ai udhëhoqi me një dorë të hekurt, duke prishur marrëdhëniet me SHBAnë dhe mbajtur të fortë aleancën me Bashkimin Sovjetik.
Njeriut që iu bënë 683 atentate nga shërbimet inteligjente amerikane dhe britanike, nuk u ekzekutua dot kurrë dhe sot feston datëlindjen e tij jubilare.
“Nuk kisha lindur për t’u bërë politikan. Por që në moshë të re i studioja gjërat që më mbesnin në mendje, çka më ndihmoi për të kuptuar realitetet e botës”, shpjegon ai për karrierën e tij politike.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu