Kioske
Shkuesi Rama, gjermanes: Sill me vete shoqet beqare
Ka kaluar mes batutave, ceremonia e inagurimit të nënstacionit të babicës sot në Vlorë, një investim ky i financuar nga një kredi e Qeverise gjermane, nëpërmjet Bankës KfW.
Kryeministri Rama marrë shkas pikërisht nga përfaqësuesja e KfW në ceremoni, gjermanja e cila siç tha Kryeministri kishte gjetur dashurinë tek një inxhienier shqiptar, i sugjeroi asaj që në udhëtimin më të afërt në vendin tonë të sjellë me vete shoqet beqare, duke e siguruar se ka shumë si inxhinieri i saj.
Rama:Duam të bëjmë më të mirën që të kemi sa më shumë prezencë të investimeve dhe turistëve gjermanë në Shqipëri dhe ku padyshim do të mund të marrim dhe shumë nuse të tjera nga Gjermania falë të gjitha atyre që i përshkroi mrekullisht nusja jonë më e re. Falë dhe faktit që veç natyrës, klimës dhe gjithë atyre gjërave që tek shqiptarët i tërheqin gjermanët dhe vajzat gjermane do të gjenden dhe të tjerë si inxhinieri yt i mrekullueshëm, që të siguroj se nuk është i vetmi. Si ai kemi dhe të tjerë dhe shpresoj që shumë shpejt të kthehesh në Shqipëri me shoqe të pamartuara dhe inxhinieri të bëjë prezantimet e duhura me shokët e tij të pamartuar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu