Mix
Fustani i Charlotte, apo fuqia e Charlotte ?!
Fustani i Charlotte shitet plotësisht në më pak se 24 orë, pasi princesha u shfaq në publik me të
Princesha Charlotte po ndjek gjurmët e nënës së saj sa i përket stilit dhe ndikimit te njerëzit e tjerë. Të martën, vajza e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit shoqëroi prindërit e saj në ditën e gjashtë të Commonwealth Games, të mbajtura në Birmingham.
Por më shumë se Kate dhe William, vëmendjen në ngjarje e mori 7-vjeçarja Charlotte. Ajo u shfaq e veshur me një fustan me vija dhe jakë, nga një prej stilisteve që vesh më shpesh, Rachel Riley.
Fustani kushton 39 paundë dhe që nga momenti që Charlotte u pa me të, fustani u shit plotësisht në më pak se 24 orë. E pabesueshme, por e vërtetë!
Fustani ka rezultuar aq i kërkuar saqë stilistja do të ofrojë një listë pritjeje për të.
Kjo nuk është hera e parë që Charlotte ka një ndikim të tillë. Vitin e kaluar, kur Princesha mbushi gjashtë vjeç, ajo veshi një fustan me lule po nga Rachel Riley për të pozuar për fotot zyrtare të ditëlindjes.
Fustani kushtonte 59 £ dhe u kthye në artikullin më të shitur në historinë 25-vjeçare të markës. Ai u shit brenda 12 orëve.
Duke folur për HELLO!, Rachel tha në atë kohë: “Ishte një kënaqësi e madhe kur e pashë! Ishte një surprizë e lezetshme, nuk e prisja fare dhe isha duke punuar në kopsht në atë kohë! Unë mësova për foton kur miqtë e mi dhe familja filloi të më dërgonte mesazhe duke më pyetur nëse fustani ishte i yni!”
Epo, fuqia e Charlotte!