Lidhu me ne

Radar

Çuçi i cilëson të neveritshme akuzat për një kompani mjetesh lundruese në pronësi të tij.

Bledi Çuçi thyen heshtjen: Akuzat e Berishës të neveritshme, po keqpërdor ngjarjen e Himarës, unë kam folur me veprime konkrete

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas akuzave të kryetarit të PD-së Sali Berisha, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur para tri ditësh në Potam të Himarës ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare. 

Çuçi i cilësoi të neveritshme akuzat për një kompani mjetesh lundruese në pronësi të tij.

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.”- shkruan Çuçi.

Ky reagim i ministrit vjen pas publikimit të djeshëm në disa medie, të ekstraktit të QKB-së ku ai figuron pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’.

Këtij ekstrakti më pas iu referua edhe Berisha, duke thënë se ministri Çuçi ka krijuar një shoqatë velierash me shokët e tij. 

Në lidhje me ngjarjen e Himarës për të cilën nuk kishte komentuar ende publikisht,  ministri tha se është përpjekur të flasë me veprime konkrete dhe kujton zinxhirin e drejtuesve të Policisë që u shkarkuan nga detyra menjëherë pas ngjarjes.

“Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.”– shkruan Çuçi.

MË TEPËR

Aktualitet1 orë më herët

Pasaporta Europiane – Premtimi më serioz i bërë ndonjëherë

Koment nga Bilbil Beqiri Gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar një mori premtimesh elektorale – disa serioze, disa jo. Në fund...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Goditet me grusht në fytyrë lideri i opozitës turke Özgür Özel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Turqi këtë të diel ku lideri i Partisë Republikane Popullore Turke, Ozgur Ozel,...

Mix2 orë më herët

Qytetet më romantike në botë që duhet t’i vizitoni patjetër!

Një indeks i ri global ka zbuluar qytetet më romantike në planet, duke renditur destinacionet sipas përshtatshmërisë për çiftet. Studimi...

Mix3 orë më herët

Truku i thjeshtë që e bëri Tim Ferriss një ikonë globale dhe mund ta bësh edhe ti

Para se të bëhej një nga emrat më të njohur në botën e zhvillimit personal dhe produktivitetit, Tim Ferriss ishte...

Kryesore4 orë më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Facebook