Radar
Dil e protesto edhe sot, edhe nesër. Mos u lë kohë bishave të marrin frymë.
Kur të rrezikohet jeta e fëmijëve dhe e ardhmja e tyre nuk ka punë më të rëndësishme se protesta.
A nuk është Kryeministri i vendit përgjegjës për pasigurinë e jetës në vend?
A nuk është edhe Ministria e Financave përgjegjëse për një shpërndarje të padrejtë të të ardhurave dhe korrupsionin ku paraja ka rënë në duar të gabuara?
A nuk është përgjegjëse edhe Ministria e Bujqësisë që thotë do hapim akademi për barinjtë?
A nuk është e gjithë qeveria përgjegjëse?