Mix
“House of the Dragon” do të ketë si aktorë kryesorë dy gra
Numërimi mbrapsht ka filluar zyrtarisht. Prequel i “Game of Thrones” – House of the Dragon – do të vijë së shpejti dhe “Empire Magazine” ka publikuar një tjetër imazh ekskluziv. Disa ditë më parë u njohëm me një ‘Fron të Hekurt’ – ndenjësa më e dëshirueshme por me pamje të pakëndshme në Westeros – e cila dukej më afër përshkrimit të pranishëm në librat e George R. R. Martin sesa përshkrimi i pranishëm në 8 sezonet e “Game of Thrones” të HBO. Dhe tani, na është paraqitur një skenë në dukje e shëndetshme mes miqve të fëmijërisë Rhaenyra Targaryen dhe Alicent Hightower.
Në qendër të “House of the Dragon” janë dy gra shumë komplekse: Rhaenyra (e luajtur në vitet e saj të rinisë nga Milly Alcock dhe më vonë në jetë nga Emma D’Arcy) dhe Alicent Hightower (Emily Carey dhe Olivia Cooke). Në serial, i cili ndryshon pak nga librat, Rhaenyra, vajza e mbretit Viserys (Paddy Considine) dhe Alicent, vajza e dorës së mbretit, janë mikesha fëmijërie që më vonë në jetë e gjejnë veten në anët e kundërta të spektrit socio-politik.
Sipas ‘Empire’, ideja për të pasur këto dy gra të lindura në qendër të narrativës i erdhi gruas së regjisorit dhe producentit ekzekutiv Miguel Sapochnik, Alexis Raben, e cila gjithashtu shërben si ekzekutive në kompaninë e prodhimit të burrit të saj. Sapochnik tregon se si gruas së tij i lindi ideja: “Një ditë, ajo tha: ‘Kjo do të ishte shumë më interesante nëse do të ishte për dy personazhet kryesore femra, sesa për personazhet meshkuj. Nëse vërtet do të përqendroheshe në perceptimin e patriarkatit për gratë, dhe faktin se ato preferojnë të shkatërrojnë veten e tyre sesa të shohin një grua në fron.’ Kjo nuk ishte një këndvështrim që kam thënë ndonjëherë më parë. Mendoj se e bëri këtë shfaqje të ndjehet edhe më bashkëkohore. Ne thamë: “Po sikur Alicent të jetë si “Gratë për Trump” dhe Rhaenyra si punk rock?””
Imazhi i sapo publikuar shfaq Alicent dhe Rhaenyra në një kopsht, me këtë të fundit që mbështet kokën në prehrin e shoqes së saj dhe një libër të hapur pranë saj, nga i cili duket se Alicent po lexon. Është një imazh i ëmbël që ilustron miqësinë e dy grave, megjithatë, nga ajo që dimë për komplotin e deritanishëm, kjo skenë paqësore nuk duhet të durojë dhe kjo lidhje nuk është e pathyeshme.
House of the Dragon shfaqet premierë më 21 gusht në HBO dhe HBO Max. Shikoni trailerin e shfaqjes më poshtë.