Lidhu me ne

Kritike

Filloi skenari i pështirë që mbajeni protestën larg politikës ose politikën larg protestës.

Për apolitikët e borderove të qeverisë: Kjo është një protestë politike

Nga Klodian Tomorri 

Filloi skenari i pështirë që mbajeni protestën larg politikës ose politikën larg protestës. Kjo është një tezë që e promovojnë me regji të komanduar në çdo protestë ata që bëjnë si opozitarë, por që financohen nga pushteti.

Kjo është protestë politike. Sepse nëse ky do ishte rasti i nje polici që lajthiti dhe bëri një krim, nuk ka nevojë fare pse të ketë protestë. Me atë do merrej prokuroria siç merret me çdo krim tjetër që ndodh.

Por kjo është politike. Sepse ndodhi një herë, shteti nuk reagoi, por bëri propagande. Ndodhi dy herë, shteti prapë nuk reagoi dhe prapë beri propagandë. Ndodhi serish. Dhe do ndodhë prapë nga polici apo gangsteri i radhës. Pra nuk është polici cub problemi, por shteti dhe ata që e drejtojnë shtetin.

Sepse nuk mund të jetë polici problemi, kur ministri i drejtësisë, policit tjetër cub që vjedh votat i premton se do ta gradojë. Ma nalt o burr ma nalt.

Sigurisht që nuk është polici problemi. Ai është produkti i qeverisë. Sepse modeli i tij është ish ministri i brendshëm, edhe ky me skaf privat dhe interesa në botën e trafikut. Si ky polici gjen në Vlorë, Berat, Shkodër, Tiranë dhe kudo nëpër Shqipëri. Sepse shteti i cubave këtë gjellë di të gatuajë.

Ndaj protesta është politike. Dhe politike nuk do të thotë që po e mbështet x apo y parti. Eshtë politike kundër qeverisë. Sepse kur qeveria kthehet në një bandë, që ka ndërtuar modelin e shtetit të cubave dhe kriminelëve, ajo duhet shporrur.

Ata që nuk e duan protestën politike, të shkojnë të marrin rrogën atje ku e marrin dhe t’i çojnë femijët e tyre nëpër plazhet, ku gjëmojnë skafet e policëve, trafikantëve, biznesmenëve të pushtetit dhe gjithë cubave e laskarëve të shtetit. Pa politikë fare.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook