Radar
Këtë frymë dikush e futi edhe tek policia e shtetit.
Nuk eshte hera e 1-re
• Një polic vrau një të ri gjatë orës policore, jo se i iku një person, por sepse nuk i rezistoi dot egos personale.
• Një tjetër polic vrau kolegun për shkaqe psikologjike banale.
• Polici vrau të riun për shkak të radhës në supermarket.
• Polici akuzohet për dhunë në familje apo polici vret ish-bashkëshorten.
• …
• Ndërsa, sot një polic, me një mjet lundrues, i mori jetën një fëmije.
Si degradoi policia ?
Policia filloi të ndryshojë psikologjikisht që kur filluan e i hidhnin kundërgaz popullit.
Policia filloi të deformohej që kur u dhanë blloqet në dorë e i turrën kundër popullit të tyre.
U deformuan që kur u udhëzuan të fshihen ferrave për të kapur gjahun e tyre të radhës, i cili shërbente më shumë për të mbushur xhepat e tyre, ose në pamundësi, për të mbushur arkën e shtetit.
U deformuan që kur rilindja solli frymën e kapadaillëkut
Të gjithë këta police nuk është se këto modele sjelljesh i kanë vetëm në punë.