Radar
OKB: 5327 civilë të vrarë në Ukrainë që nga nisja e konfliktit
![kievi ne lufte rusia ukraina a2 cnn lajme news bota 4](https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/05/kievi-ne-lufte-rusia-ukraina-a2-cnn-lajme-news-bota-4.jpg)
Të paktën 5327 civilë kanë humbur jetën dhe 7257 janë plagosur në Ukrainë që nga pushtimi i trupave ruse. Lajmi u dha nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke nënvizuar se “shumica e vdekjeve u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese”.
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta për shkak të faktit se marrja e informacionit nga disa vende ku luftimet intensive janë duke vazhduar është vonuar.