Sport
Miliona euro, kush janë 20 transferimet më të kushtueshme të verës?
Midis vendimit të Kylian Mbappe për të qëndruar me PSG-në, pasigurisë për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, disa marrëveshjeve prej 100 milionë eurosh dhe dramës për lëvizjen e Jules Kounde, “dritarja” e transferimeve të verës 2022, mbetet ende e hapur.
Si gjithmonë paratë kanë fluturuar nëpër ligat kryesore të Evropës, në La Liga, Premier League, Seria A dhe ligat franceze dhe ato gjermane, ku shpenzimet e elitës së Anglisë pothuajse përputhen me klubet e katër divizionet e tjera kryesore.
Nënshkrimi i Darwin Nunez nga Liverpool është padyshim lëvizja më e madhe e bërë për sa i përket financave pasi mund të arrijë në 100 milionë euro, ndërsa Manchester City ndoshta ka bërë marrëveshjen e profilit më të lartë falë nënshkrimit të Erling Haaland .
Diku tjetër, Real Madrid ka blerë Aurelien Tchouameni nga Monaco në një marrëveshje që mund të arrijë 100 milionë euro në atë që është marrëveshja më e madhe e Spanjës deri më tani.
Ka pasur gjithashtu një grup lojtarësh që i janë bashkuar skuadrave në baza të përhershme pas huazimeve të suksesshme. Ndoshta shembulli më i rëndësishëm i kësaj është ai Aston Villa për blerjen e Philippe Coutinho nga Barcelona. Federico Chiesa ka mbetur te Juventusi kurse PSG ka përfunduar blerjen e Nuno Mendes nga Sporting CP.
Lëvizja rekord e Richarlison nga Everton në Tottenham për 70 milionë euro.
Raphinha nënshkroi për Barcelonën në një marrëveshje prej 66 milionë eurosh, ndërsa Raheem Sterling ndërroi Manchester Cityn për Chelsean për 56 milionë euro.
Mbrojtësit Jules Kounde, Matthijs de Ligt dhe Lisandro Martinez kanë qenë të gjithë në lëvizje, përkatësisht te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester United.
Dhe më shumë marrëveshje të suksesshme me siguri do të pasojnë, me largimin e mundshëm të Frenkie de Jong nga Barcelona.
20 transferimet më të bujshme të verës 2022 deri më tani