Lidhu me ne

Radar

Abi Malltezi denoncon: Administrata e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE, buxheti shkon për patronazhistët


Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Abi Malltezi ka kujtuar incidentin e ndodhur në ditën e zgjedhjeve lokale në Spitallë të Durrësit, në Shkollën “Naim Babameto” ku u kofliktua me anëtarë të Partisë Socialiste.

Ai ka publikuar një foto të datës 6 Mars ku një patronazhiste e PS-së siç shprehet ai, u fotografonte votuesve kartën e identitetit përpara se t’i drejtoheshin QV-së për të votuar. Por të tjerë punonjës të Ujësjellës Kanalizimeve, nxituan dhe i morën telefonin Malltezit për ta penguar të filmonte.

“Grabitën celularin dhe fshinë videon dhe e kthyen celularin veç kur iu tha se kjo grabitje është vepër penale dhe shkollën e kthen në vendngjarje krimi ndaj duhet të vijë policia.”- tha Malltezi i cili shton se kjo skemë ishte përsëritur në dy zgjedhjet e fundit mirëpo ish-kryetari Lulzim Basha sipas tij kishte vendosur ta mbante mirë me pushtetin.

Malltezi vijon denoncimin duke thënë se Administrata e Ujësjellës Kanalizime Durrës ishte ndërmarrje e falimentuar pasi ka mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE nga mos pagesa e faturave të energjisë. Dhe sipas tij gjithë buxheti shkon për Patronazhistët duke evidentuar një 5-fishim të stafit nga 160 në 830 punonjës brenda 8 vitesh.

Denoncimi i Malltezit

Rama falimenton shtetin për të kap pushtetin! Krimi, frikësimi dhe patronazhistët në themel të pushtetit.

Foto është e datës 6 Mars 2022 në shkollën Neim Babameto në Spitallë.

Patronazhistja e PS dhunon ligjin për t’i shërbyer grabitësve të pushtetit.

Shkeljet e ligjit përfshijnë qoftë prezencën e militantëve të PS dhe materialeve propaganduese brenda shkollës ku ndodhen qendrat e votimit, dhe qoftë frikësimin që i bëhet votuesve duke i detyruar që të paraqesin dhe t’u fotografohet karta e identitetit nga patronazhistja e PS përpara se të shkojnë në QV për të votuar.

Sapo mora vesh për këtë veprim filmova në mënyrë demonstrative paligjshmërinë, gjë që tërboi mbi 30 punonjës të KUZ Durrës që ishin aty në gatishmëri për të siguruar vota për hajdutët në pushtet.

Grabitën celularin dhe fshinë videon dhe e kthyen celularin vec kur ju tha se kjo grabitje është vepër penale dhe shkollën e kthen në vendngjarje krimi ndaj duhet të vijë policia.

Mora vesh se kjo skenë me Patronazhisten e PS që fotografonte kartat e votuesve ishte përsëritur edhe në dy votimet e fundit por ish-kryetari kish preferuar të mos ndihej për paligjshmërinë e zgjodhi ta mbante mirë me pushtetin dhe banditët sesa të mbronte të drejtat e qytetarëve!

Mora vesh gjithashtu se KUZ Durrës ishte ndërmarrje e falimentuar pasi ka mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE nga mos pagesa e faturave të energjisë dhe se KUZ Durrës gjithë buxhetin e ka për Patronazhistët duke 5-fishuar stafin nga 160 në 830 punonjës brenda 8 vitesh! Bingo bën të gjesh 5 inxhinierë ujrash në KUZ Durrës! Pra falimentojnë shërbimet publike për të kap pushtetin e vjedh me banditët! Trishtim!

Incidenti detyroi PS që të hiqte patronazhisten nga mjediset e shkollës dhe QV-ve, si edhe i tregoi qytetarëve se demokratët do përballen me paligjshmërinë me ccdo ccmim!

Për pak minuta në vendngjarje erdhën Oerd Bylykbashi dhe Adi Muka që u njohën me ngjarjen dhe denoncuan në media dhunimin e ligjit nga pushteti hajdut, por ish kreu i PD nuk e gjeti me vend të vinte pasi kish kohë që ish pajtuar me paligjshmërinë.

Disa përfundime:

  1. Rama falimenton shtetin për të kap pushtetin;
  2. Krimi, paligjshmëria dhe patronazhistët janë në themel të pushtetit të Edi Ramës;
  3. Dreqtësia e Soros ka ik në drejtim të paditur! Diku në ëndrrat e fëmijeve dhe llogjet me suksese imagjinare ka përfunduar;
  4. Opozita duhet të jetë në përballje me paligjshmërinë dhe bandat e pushtetit me ccdo ccmim! Ata që pajtohen me paligjshmërinë janë opozitë-fasadë ose opozitë me qera që vecc ndajnë pazare por nuk janë për qytetarët.

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix14 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet21 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore21 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore5 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix5 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix5 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar5 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix6 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix6 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook