Kioske
Skandali i incineratorëve është gati i njëjtë me skemat piramidale të 97-ës.
Nga Fatmir Gjoni
Skandali i incineratorëve është gati i njëjtë me skemat piramidale të 97-ës.
Po të lexosh emrat e personave të angazhuar janë njëjtë si Sudja, Kamberi e Xhaferri. Edhe vlera financiare është gati e njëjtë.
E vetmja diferencë është se skemat piramidale u vodhën paranë disa personave (rreth 200 mije personave) kurse këta të incineratorëve dhe të PPP-ve na i vodhën të gjithëve ne ose rreth 3 milion vetëve.
Ata 200 mijë viktimat e skemave piramidale ja nxorën tymin e zi vendit për lekët e tyre (me të drejtë), kurse ne 3 milionshja tjetër që vidhemi e mashtrohemi me firma të vdekurish, rrimë duarkryq e bëjmë sehir.
Sepse lekët e shtetit shqiptar dhe vetë shtetin shqiptar nuk i konsiderojnë të tyret.