Mix
Sydney Sweeney: Dua të bëj 6 muaj pushim
Sydney Sweeney: Dua të bëj 6 muaj pushim nga aktrimi, por s`kam me se të jetoj
Sydney Sweeney si pjesë e kopertinës së The Hollywood Reporter ka thënë disa të vërteta të trishta me të cilat përballen artistët. Edhe ata në Hollivud kanë probleme financiare. Sidomos nëse duan të bëjnë pak kohë pushim nga puna.
Në intervistën e saj, ylli i Euphoria, që aktualisht po xhiron për një tjetër projekt, tregon se ende nuk ka fituar mjaftueshëm para se të bëjë një pushim nga aktrimi.
“Nëse do të doja të bëja një pushim gjashtë mujor, nuk kam të ardhura për ta mbuluar jetesën. Nuk kam as dikë që më mbështet. Ata nuk i paguajnë aktorët si dikur. Yjet e njohur ende paguhen, por unë duhet t’i jap 5 për qind avokatit tim, 10 për qind agjentëve të mi, 3 për qind menaxherit tim të biznesit. Unë duhet të paguaj çdo muaj publicistin tim dhe të gjitha këto shkojnë më shumë se kredia ime e shtëpisë”, thojë Sydney.
Po kjo nuk është e vetmja temë për të cilën flet.
Sydney ka treguar për herë të parë edhe për ataket e panikut që ka përjetuar në fillim të kësaj vere. Ajo ka treguar sesi i kërkoi familjes së saj që për dy javë të mos e shqetësonin. U mbyll, pa pasur telefon me vete, në shtëpinë e saj në Paqësorin Veriperëndimor.