Radar
“Kam fakte”, aktivisti i drejton një pyetje Elva Margaritit: A është shitur Butrinti para disa vitesh në Korfuz?
Aktivisti Aulon Kalaja thotë se sovraniteti i Butrintit ka rënë .
Në një bashkëbisedim me ekspertë të trashëgimisë kulturore, ku i pranishëm ishte edhe kreu i PD, Sali Berisha, Kalaja i ka drejtuar një pyetje ministres së Kulturës, Elva Margariti.
“A është e vërtetë që Butrinti është shitur para disa vitesh në vilën e Richard Hodges në Korfuz?”, pyet aktivisti, i cili shton se ka fakte për këtë.
“Të japësh Butrintin me koncesion tek dy njerëz që kam pikëpyetje të mëdha, avokatja e inceneratorëve është tek bordi i Butrintit, shoqe e ngushtë e Elva Margaritit. Richard Hodges, kreu i fondacionit, thotë se Butrinti e Saranda i janë lënë rastësisht Shqipërisë.
Ai që vendos në pikëpyetje sigurinë kombëtare, ne i japim Butrintin. Sovraniteti i Butrintit ka rënë për 10 vitet e ardhshme. Kam një pyetje publike për Margaritin dhe ata që gatuan çorbën e Butrintit.
A është e vërtetë që Butrinti është shitur para disa vitesh në vilën e Richard Hodges në Korfuz? Kam fakte për këtë, por po ia bëj pyetje publike kësaj radhe”, tha Kalaja.