Lidhu me ne

Radar

Meta bashkëpunëtor i Sigurimit? Berisha: Sulm i ulët i Ramës, po përpiqet të krijojë tymnajë për vjedhjet e tij

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka reaguar lidhur me dokumentin e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve ku thuhet se një politikan me inicialet I.M, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Berisha në një postim në rrjetet sociale e quan këtë një akt të turpshëm dhe sulm të ulët nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Pas inaugurimit të monizmit të plotë, Edi Rama, në traditën më të shëmtuar të bllokmenëve hoxhistë,  i tmerruar nga opozita, urdhëron fallsifikimin dhe manipulimin e dosjeve dhe sulmoi në një akt hakmarrjeje të verbër, nëpërmjet veglave të tij, ish – Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke aluduar se ai paska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.”- shton ai.

Berisha shpreh bindjen se ky është vetëm një falsifikim dhe manipulim nga ana e Autoritetit të Dosjeve dhe thekson se ish-Presidenti Meta i është nënshtruar nga viti 1996 deri sot verifikimit periodik, nga i cili në të gjitha rastet ai ka rezultuar pa asnjë lidhje me policinë sekrete.

Sipas Berishës, me këtë akt Rama kërkon të zbehë aferën e inceneratorëve.

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS

Një akt i shëmtuar i turpshëm i Edi Ramës!

Pas inaugurimit të monizmit të plotë, Edi Rama, në traditën më të shëmtuar të bllokmenëve hoxhistë,  i tmerruar nga opozita, urdhëron fallsifikimin dhe manipulimin e dosjeve dhe sulmoi në një akt hakmarrjeje të verbër, nëpërmjet veglave të tij, ish – Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke aluduar se ai paska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Pa dyshim një fallsifikim dhe manipulim i shpifur ky. Ish Presidenti Meta si parlamentar i është nënshtruar nga viti 1996 deri sot verifikimit periodik si kandidat opozite dhe mazhorance për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nga i cili në të gjitha rastet ai ka rezultuar pa asnjë lidhje me policinë sekrete.

Me këtë sulm të ulët dhe amoral Edi Rama përpiqet të vendosë në harresë firmën prej xhelati të Kristaq Ramës në varjen e poetit Havzi Nela dhe pushkatimin e qytetarëve të tjerë të pafajshëm.

Me këtë sulm Edi Rama përpiqet të krijojë tymnajë për vjedhjet e tij të tmerrshme gjatë 23 viteve në pushtet si kryetar bashkie dhe kryeministër, ai përpiqet të sfumojë akuzën për 200 milionë euro të fshehura prej tij në bankat offshore të denoncuara në Raportin e OSBE – së në vitin 2014, për të cilin heshti si fije bari.

Me këtë akt të ulët Edi Rama kërkon të fusë në thes sarajet e tij në Surrel të ndërtuara në një kohë kur kishte të deklaruara në ILDKP vetëm 3800 marka gjermane dhe 400 mijë lek. Ai kërkon të fusë në thes pallatin 5 katësh në pajë të ndërtuar pa asnjë faturë tatimore, ndërtimore, doganore, bankare.

Me këtë akt të ulët Edi Rama, i damkosur tashmë si hajduti më i madh në tërë historinë e shtetit shqiptar, kërkon të zbehë vjedhjen me firmën dhe vulën e tij të qindra milionë euro në aferën e inceneratorëve, kërkon të errësojë mega aferat prej miliarda euro të Butrinit, Portit të Durrësit dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjikë, me PPP, koncesionet me tenderat sekret etj etj.

Duke dënuar me forcën më tē madhe këtë akt amoral, e siguroj Edi Ramën se asgjë nuk do të shpëtojë ty dhe vjedhësit e tu të ekipit tënd ‘Hajnia‘, nga gjykimi publik popullor. sb

MË TEPËR

Sport7 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix7 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix7 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix7 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix8 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix8 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix8 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix8 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix8 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix8 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook