Lidhu me ne

Radar

Profesori Susaj: Në diktaturë ishim, në diktaturë jemi! Mora borxh dhe e nisa jashtë djalin e vetëm!

Profesori Susaj: Në diktaturë ishim, në diktaturë jemi! Mora borxh dhe e nisa jashtë djalin e vetëm!

Profesori Susaj: Në diktaturë ishim, në diktaturë jemi! Mora borxh dhe e nisa jashtë djalin e vetëm!

Në bashkëbisedimin që Kryetari i PD-së, Sali Berisha pati dje me intelektualë të pavarur në Tiranë për situatën ku ndodhet sot Shqipëria, ka tërhequr vëmendjen fjala e z. Lush Susaj, profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe publicist i njohur.

Prof. Susaj, që ka përballë tij një brez të ri që në vazhdimësi po largohet nga vendi, ka qenë tejet konkret në prekjen e kësaj teme të dhimbshme: ai nuk ka folur si pedagog më shumë sesa si baba, si një ndër ata mijëra baballarë në qytete apo ata zonat më të thella të vendit, që janë detyruar të përcjellin jashtë vendit fëmijët e tyre.

“Unë mendoj se për fat të mirë, duke besuar në Zot dhe në shpirtin e kombit tonë, pas 110 vjetësh, shqiptarëve po u vjen dita që të përballen me veten e tyre, me të mirat dhe me të këqijat, dhe nga kjo përballje unë jam shumë i sigurt që më në fund do të ketë dritë për të jetuar me fëmijët tanë edhe ne, në këtë vend.

Problemi është shumë më i thellë, me ato njohuri që kam unë dhe me ato që njoh këtu në Shqipëri dhe në botë ku kam studiuar e kam punuar.

Unë mendoj se populli jashtë është shumë më lart intelektualisht sesa politika e tij dhe shumë më i bashkuar. Ndihem mirë dhe shoh që ka një debat të sinqertë për herë të parë me popullin dhe gradualisht, çdo ditë po i thuhet popullit: Në një diktaturë ishim, në diktaturë jemi!

Kurrë në Shqipëri në këto 110 vjet nuk u lejuan që të piqen frutat e demokracisë dhe për pasojë jemi në këtë gjendje!”

Më tej, prof. Susaj preku dhimbjen e tij: Nuk e kam larguar djalin për qejf. Kam një djalë të vetëm. Kam marrë 12 mijë paund borxh dhe e kam dërguar djalin jashtë vetëm për të mos ua lënë mish për top, oficerëve të Policisë në Tiranë.

Askujt mos t’i shkojë mendja se fëmijën e vetëm, djalin e vetëm, e nxjerr nga shtëpia prej qejfit. Por djali im nuk vjen më, me ia shtru me flori këtu e në Athinë e në Londër dhe pa bukë jeton atje! Sepse, e kam parë çfarë vuan këtu! Djali im ishte aktivist dhe anëtar i Partisë Demokratike. Dhe kjo ka ndodhur me të gjithë fëmijët e shqiptarëve.

Ne e kemi dëbuar rininë, ne e kemi masakruar rininë, nuk u bëmë kurrë pjesë e zgjidhjes së halleve të tyre!…”.

MË TEPËR

Temporal2 ditë më herët

“Pse u ndërtuan 230 mijë bunkerë në Shqipëri” – Flet ish-koloneli: Mbrojtja e Shqipërisë ishte unike në botë

Koloneli Foto Duro i cili ka shërbyer për rreth 35 vjet në Forcat e Armatosura Shqiptare, i ftuar në emisionin...

Radar2 ditë më herët

Treshja e frikshme! Gazetari tregon vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri

Julian Sinanaj Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, tre janë vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri. Ai tha se Enver...

Mix2 ditë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë?

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Në mëngjes,...

Radar2 ditë më herët

Pse Ilir Meta nuk pranon ta takojë në burg Monika Kryemadhin?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë me shkrim nga burgu 313, për emisionin “Now” në...

Kryesore2 ditë më herët

Ose Sy i keq, ose Dikush sjell ters përherë

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin. Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në...

Mix2 ditë më herët

Ekspozita e Huntington, paralajmërimet e ndryshimit të klimës në pikturat e shekullit të 19-të

Një ekspozitë e re në Bibliotekën Huntington, Muzeun e Artit dhe Kopshtin Botanik, afër Los Anxhelosit, titulluar “Storm Cloud: Picturing...

Mix2 ditë më herët

Pedro Pascal prezanton ‘Gladiator 2’ bashkë me motrën e tij trans

Lux zgjodhi një fustan të zi me një bisht të gjatë dhe një prerje shumë të guximshme anash. Pedro dhe...

Mix2 ditë më herët

Çfarë do ndryshojë me ardhjen e Trusk (Trump + Musk)

Pasi komunikimi është dobësuar, gjyqësori është frenuar, intoleranca është përhapur dhe legjitimuar me fjalë që deri dje nuk thuheshin, ne...

Mix2 ditë më herët

Arra apo bajame, cilat janë më të mira për shëndetin?

Kur bëhet fjalë për frutat e thata, arrat dhe bajamet janë ndër varietetet më të vlerësuara, si në kuzhinë ashtu...

Mix2 ditë më herët

Cili është ndryshimi midis Miss Universe dhe Miss World?

Një nga konkurset më të rëndësishme të bukurisë në botë do të zhvillohet këtë fundjavë. Kjo është Miss Universe. Konkursi,...

Facebook