Kryesore
Një ngjarje e veçantë në Rio 2016
Atletja italiane Elisa Di Francisca valëviti për herë të parë flamurin e BE-së në vend të flamurit italian në Lojrat Olimpike Rio 2016.
Sportistja, e cila fitoi medaljen e argjendë në skermë, qendroi në podium duke mbajtur flamurin e BE-së. Nuk kishte ndodhur asnjëherë.
“E bëra për viktimat e terrorizmit në Paris dhe Bruksel. Nuk mund të fitojnë ato, terroristët. Europa ekziston. Dhe vetëm duke qëndruar të bashkuar mund të kalojmë shumë pengesa dhe të mos bëjmë atë që duan ata, pra të mbyllemi në shtëpi,” – u shpreh sportistja.
Skermistja Elisa Di Francisca është kampione Olimpike 2012, kampione Bote 2010 dhe tre herë kampione Europe.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu