Lidhu me ne

Mix

Kate Moss flet për fillimet e vështira si modele: Ata luajtën me brishtësinë time

Supermodelja britanike Kate Moss ka zbuluar disa të pathëna të së kaluarës nga karriera e saj e modelingut, në një intervistë të rrallë për “Desert Island Discs” të BBC-së.

Moss, e cila ka rrëfyer më parë se urren të flasë me median, u hap për prezantuesen Lauren Laverne për përvojat e dhimbshme që ka kaluar në industri.

Xhirimet ikonë që ndihmuan në përcaktimin e karrierës së saj ishin shpesh “të vështira dhe të dhimbshme” prapa skenave, sipas Moss. Ndërsa xhironte fushatën e rëndësishme të të brendshmeve të Calvin Klein në vitin 1992, me Mark Wahlberg, Moss i tha Laverne se ndihej “e dobët dhe e frikësuar”.

“(Wahlberg) ishte shumë macho dhe gjithçka rrotullohej rreth tij, ai kishte një shoqëri të madhe”, tha Moss. “Ata luajtën me brishtësinë time,” shtoi ajo duke iu referuar personave me pushtet në industri. “Isha mjaft e re dhe e pafajshme”.

Moss, e cila e nisi karrierën në moshën 14-vjeçare, foli gjithashtu për raste të tjera në të cilat mosha e saj u përdor kundër saj. Ajo tha se fotografët i kishin ushtruar presion për të treguar më shumë lëkurë seç duhej – përfshirë edhe fotografimin topless.

Ndërsa në vitin 2005, kur një tabloid britanik publikoi foto të Moss që dukej se merrte kokainë, modelja i tha Laverne se “ndihej e sëmurë dhe ishte mjaft e zemëruar”, duke shtuar se nuk kishte marrë kurrë kokainë.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Eksperti Besmir Semanaj: Kostoja e mbylljes së Tik Tok, rreth 1 milion euro

Ekspert i IT, Besmir Semanaj ka deklaruar se kostoja e mbylljes së TIK TOK në vendin tonë është diku tek...

Kryesore15 orë më herët

Berisha “i lutet” Ramës për debat publik: S’dua të ta dëgjoj emrin, por jam gati të ballafaqohem me ty për hir të qytetarëve

Sali Berisha ka ftuar edhe njëherë publikisht në debat publik, Kryeministrin Edi Rama, për të ballafaquar programet respektive mes PD...

Mix15 orë më herët

Jenna Ortega: Arsyeja që u largova nga ekskluziviteti i ‘Scream’

Aktorja e “Wednesday”, Jenna Ortega, foli për vendimin e saj për t’u larguar nga ekskluziviteti i Scream në një intervistë...

Radar15 orë më herët

“Komisar Dritan Lame më rrahu” – Rrëfehet Nuredin Dumani: I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj kur të dal’, por ai u vra…

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë...

Radar1 ditë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix2 ditë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix2 ditë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix2 ditë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar2 ditë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix2 ditë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Facebook