Lidhu me ne

Kritike

20 KM/ORË për ne shoferat apo 20 VJET BURG për projektuesin…

Nga Fatmir Gjoni

20 KM/ORË për ne shoferat apo 20 VJET BURG për projektuesin…

Mos i kërko shoferit 20 km/orë për makinën por kërkoi 20 vite burg atij që e projektoi dhe atij që e aprovoi këtë varrezë në hyrje të Tiranës.

Bëhet fjalë për veprën më të madhe të ndërtuar në Tiranë. Mbikalimi i ish-doganës.

Në të paktën 7 elementë të saj është burim aksidentesh: – për të shkuar drejt duhet të shkosh djathtas, kurse për të shkuar djathtas duhet të shkosh majtas. Xing – aksident me sinjastikë rrugore.- në mes të urës shkrihet nga 3 korsi në dy korsi (e paparë në ndonë vend tjetër të botës.).

Sërish burim aksidenti me sinjalistikë rrugore.- tunel që ka formën e shkronjës S në më pak se 100 metra dhe që ka po prapë 3 pedenca të ndryshme në këto 100 metra, që do të thotë që qendra e rëndesës së makinës lëviz anë mbi 4-5 herë në ato 100 metra me pamje të limitizuar prej formës S.

Aksident është më e pakta.

Ajo kthesë të merr trutë e bën budalla çdo lloj shoferi– të ikësh për Durrës do ikësh djathtas pastaj majtas.

Kur ikën djathtas është një korsi që vjen majtas nga Lapraka për tu futur djathtas.

Një garanci për xing, pasi shoferi nuk ka kurrë fushëpamje djathtas. -mirë që mbi katër korsi, të gjitha korsitë që vijnë nga Tirana dhe nga Lapraka, shkrihen në dy, por edhe këto të dyja kur futen për tu shkrirë me rrugën kryesore tek mbikalimi i Casa Italia duhet të bësh manovër majtas kur shumica e makinave që vijnë nga nenkalimi duan të shkojnë djathtas për tek stacioni autobuzave ndërqytetas apo për Kamëz dhe veri.

Një tjetër xing i garantuar sepse shoferat që vijnë nga nënkalimi nuk mund të shohin kurrë djathtas. Jemi duke folur për një fluks të pandërprerë makinash ose dy arteriet kryesore të këtij mbikalimi që është vajtja për Durrës.- kur futesh për Tiranë, mu tek këmbët e urës po bëhet një pallat i cili ka hedhur themelet dhe nuk le asnje centimter vend hapesire me mbikalimin.

Aty as nuk është parashikuar kalim autobuzi, as ambulance as kombesori apo biciklete akoma. Ka vetm dy korsi të ngushta për të hyrë Tiranë.

Dhe kjo kur akoma nuk është mbaruar gjysma e katrahurës. Sepse kur të fillojë të funksionojë edhe unaza veriore ky mbikalim do jetë edhe më humoristik, edhe më i frikshëm.

FOLA SEPSE ASKUSH NUK FLET!

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook