Lidhu me ne

Mix

Anemi, probleme me tiroidet, diabet – Ja përse nuk duhet t’i injoroni asnjëherë shenjat e lodhjes

Është mesi i ditës dhe ndiheni aq shumë të lodhur sa gjithçka doni është vetëm të flini. Është pagjumësia apo ndonjë shkak tjetër që ju bën të ndiheni aq të plogësht? Zbuloni disa nga shkaktarët kryesorë të lodhjes dhe filloni të merrni masa.

Keni nevojë për një ndryshim të mënyrës së jetesës

E para, i bëni pyetje vetes? A po e trajtoni trupin siç duhet?

3 janë shtyllat e shëndetit: gjumi, dieta dhe aktiviteti fizik. Nëse nuk bëni një gjumë të qetë, është më e vështirë që të ushqeheni shëndetshëm dhe të stërviteni. E njëjta është edhe për të anasjellën. Janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën.

Prandaj përpiquni që të flini mjaftueshëm. Të rriturit duhet të flenë 7-9 orë në natë. Konsumoni një dietë të balancuar me fruta, perime dhe proteina. Si dhe kryeni aktivitet fizik rregullisht.

Nëse i keni marrë të gjitha këto masa dhe përsëri ndiheni të plogësht, është koha që të kontrolloni shkaqet shëndetësore të lodhjes.

Shfletoni galerinë për të zbuluar disa nga sëmundjet që kanë si shenjë të parë lodhjen.

Anemia

Është një patologji që vështirëson kalimin e gjakut dhe oksigjenit në të gjithë trupin. Një formë e saj është quajtur anemia si pasojë e mungesës së hekurit.

Hekuri vepron si një tren me vagonë që transporton oksigjenin në gjak. Njerëzit që kanë nivele të ulëta të hekurit nuk kanë mjaftueshëm vagonë. Ata ndihen të lodhur, të plogësht, kanë marramendje kur qëndrojnë në këmbë, kanë rrahje të shpejta zemre dhe mungesë përqendrimi.

Anemia mund të diagnostikohet edhe me një analizë të thjeshtë të gjakut.

Diabeti

Nuk dihet me siguri se përse diabeti shkakton lodhje tek njerëzit. Megjithatë ekspertët thonë se një arsye është sepse trupi përdor shumë energji për të përballuar ndryshimet e vazhdueshme në nivelet e sheqerit në gjak.

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të diabetit. Ka edhe shenja të tjera, gjithashtu, si etja e shtuar, nevoja e shpeshtë për të shkuar në tualet etj.

Probleme me tiroiden

Është një gjëndër në formë fluturze e vendosur në qafë. Kjo gjëndër ndihmon në prodhimin  një hormoni që kontrollon mënyrën si i përdorni energjitë. Nëse gjëndra e tiroides është jashtë kontrollit, edhe ju ndiheni si të tillë.

Njerëzit që vuajnë nga hipotiroidizmi (tiroide jo mjaftueshëm aktive) ndihen të lodhur dhe të plogësht. Duke qenë se qelizat nuk janë duke funksionuar siç duhet, reflekset e tyre janë të ngadalta.

Sëmundjet e zemrës

Lodhja e tepërt është një simptomë e zakonshme e infarktit digjestiv në zemër, që ndodh kur ky organ jetësor nuk pompon aq mirë sa duhet. Nëse e keni këtë problem, gjendja fillon të përkeqësohet edhe më shumë kur stërviteni. Mund të keni gjithashtu ënjtje në duar ose këmbë, si dhe probleme me frymëmarrjen.

Apnea e gjumit

Kjo patologji vështirëson mbushjen me oksigjen kur flini, që do të thotë se nuk pushoni aq sa duhet gjatë natës.

Truri e kupton kur nuk e nxirrni dyoksidin e karbonit dhe ju zgjon në një gjendje alarmi. As nuk e kuptoni këtë, prandaj e keni të vështirë që të kuptoni përse ndiheni aq të përgjumur gjatë ditës.

Menopauza

Nëse jeni afër kalimit në fazën e menopauzës, e keni më të vështirë që të bëni një gjumë të qetë. Në këtë periudhë të jetës ka një luhatje të madhe të hormoneve, që ju shkaktojnë djersitje gjatë natës dhe afshe të nxehta.

Prandaj zgjoheni shpesh gjatë natës dhe ndiheni të përgjumur gjatë ditës.

Depresioni

Depresioni mund të ulë nivelet e energjisë dhe shkakton ndjesinë e lodhjes dhe plogështisë gjatë ditës. Mund ta keni gjithashtu të vështirë që të bëni një gjumë të rehatshëm gjatë natës ose të zgjoheni në mëngjes herët kur doni.

Kjo për shkak të niveleve të ulëta të serotoninës, hormoni që rregullon orën e brendshme të trupit, të shkaktuar nga depresioni.

Flisni me mjekun nëse mendoni se po zhvilloni depresion. Ai mund t’ju ndihmojë me ndonjë ilaç ose terapi.

Burimi: WebMD

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix8 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix10 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix11 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix11 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar14 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar14 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook