Kryesore
Investigimi i Daily Mail: Si po e përdor George Soros pasurinë për të blerë politikanët, prapaskenat e aleancës me Blair
Një artikull i Daily Mail, referuar një investigimi nga Guy Adams, hedh dritë mbi fakte që tregojnë se si multimiliarderi Geroge Soros po ndërhyn në politikën e kombeve të ndryshme të botës, duke paguar për ta blerë dhe manipuluar atë.
Daily Mail sjell rastin e një vendi të vogël të Afrikës Perëndimore, siç është Guinea, ku Soros me përmes parave ndihmoi presidentin e asaj kohe të vendosej në pushtet me ndihmën e Tony Blair, ish-kryeministrit britanik. Ky i fundit u pagua nga Soros, për një shimë prej 601.753 dollarë për të ndihmuar presidentin e Guinesë të përdorte reforma efektive për të marrë pushtetin.
Me ndihmën e Blair dhe ndërhyrjen e Hilary Clinton, Soros arriti të depërtojë në Thesarin e SHBA-së ky fill pas futjes së multimiliarderit, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) fshiu nga borxhi i Guinesë një shumë prej 2.1 miliardë borxhesh dhe në pak kohë Conde u bë president.
“George Soros vendosi të ndihmonte presidentin e një vendi të varfër të Afrikës Perëndimore të çimentonte bazën e tij të pushtetit disa vite më parë, ai pranoi të paguante para të mëdha për të siguruar ndihmën e rregullt të Tony Blair.
Të dhënat financiare të prodhuara nga organizata jofitimprurëse e miliarderit amerikano-hungarez, The Open Society Foundation, zbulojnë se në vitin 2012 shpenzoi 601,753 dollarë duke punësuar Blair dhe ndihmësit e tij për të ndihmuar liderin e Guinesë ‘të menaxhonte dhe ekzekutonte axhendën e tij të reformave në mënyrë efektive’.
Paratë i janë paguar bamirësisë personale të Blair, Iniciativa për Qeverisjen e Afrikës. Në këmbim, i afërmi i Soros (dhe presidenti i Guinesë) Alpha Conde mori shumë këshilla të paçmueshme, duke përfshirë mënyrën se si të trajtohej PR pas përleshjeve të dhunshme gjatë të cilave forcat qeveritare qëlluan për vdekje nëntë aktivistë të opozitës dhe plagosën qindra të tjerë.
Ne po e humbim betejën e komunikimit, pjesërisht sepse qeveria ka qëndruar kryesisht e heshtur gjatë javëve të fundit,” këshilluan politikanin afrikan ndihmësit e Blair në fillim të 2013. Ata sugjeruan që ai të krijonte një narrativë të re në të cilën ai duhej të shihej si pala që ka qenë gjithmonë e hapur ndaj proceseve demokratike dhe dialogut.
Në një rast tjetër, Blair kontaktoi personalisht Hillary Clinton-in, e cila në atë kohë ishte Sekretare e Shtetit e SHBA-së, duke kërkuar ndihmë për të bindur Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të shpejtojë lëvizjet për të lehtësuar borxhin kombëtar të Guinesë.
“Shoqata ime bamirëse po ndihmon Presidentin e Guinesë me Fondacionin Soros”, i tha Blair zonjës Clinton në një email të shkurtit 2012, duke shtuar se ndihma financiare do të “bënte një ndryshim të madh pasi që Presidenti ka zgjedhje në fillim të verës”. Clinton ia kaloi kërkesën e Blair zyrtarëve të Thesarit të SHBA-së dhe sugjeroi që Soros të telefononte personalisht Sekretarin e Thesarit, Timothy Geithner. Disa muaj më vonë ky rrjet komod dha fryte.
FMN-ja fshiu 2.1 miliardë dollarë të borxhit të Guinesë. Jo shumë kohë më pas, Presidenti Conde u rizgjodh me sukses gjithashtu.
Pasi pagoi faturat e Blerit, Soros mori gjithashtu një rol praktik në mbështetjen e Conde përpara atyre zgjedhjeve, duke organizuar takime midis tij dhe ndërmjetësve të fuqisë së huaj. Herë pas here gjatë kësaj periudhe, Soros dukej se e merrte përsipër të vepronte si një negociator pothuajse zyrtar për qeverinë e Guinesë”, thotë artikulli.
…..
Ndërhyrja e Soros vijon deri te Bashkimi Evropian. Marrëdhënia e multimiliarderit doli në pah vitin e shkuar nga rrjedhja e një dokumenti të përgatitur nga shoqata e Soros. Artikulli i Guy Adams tregon se në listën e Soros ishin 226 eurodeputetë të cilët shiheshin si të duhurit për të çuar para axhendën e Soros.
“Ndërkohë, megjithëse dashuria e Soros për BE-në është pa dyshim e sinqertë, ajo mund të jetë gjithashtu e motivuar nga një pjesë e madhe e interesit vetjak.
Për BE-në vitet e fundit ka qenë një aleat ndihmues në avancimin e kauzave, nga të drejtat e refugjatëve, emigrantëve dhe pakicave të tjera, te liria e fjalës, të drejtat e njeriut dhe reformimi i legalizimit të drogës.
Marrëdhënia midis organizatave të tij dhe Brukselit u zbulua vitin e kaluar, me rrjedhjen e një dokumenti 177 faqesh të përgatitur për Shoqërinë e Hapur nga firma lobuese Kumquat Consulting. E titulluar “Aleatë të besueshëm në Parlamentin Evropian”, ai përmbante një listë me 226 eurodeputetë që mendoheshin të provuar për të çuar përpara axhendën e organizatave të Soros.
“Prania e një eurodeputeti në këtë hartë tregon se ata ka të ngjarë të mbështesin punën e Shoqërisë së Hapur,” këshillohej dokumenti. “Shoqëria e Hapur duhet të kërkojë të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme me këta ligjvënës evropianë”.
Lista përfshinte ata që autorët e saj i konsideronin si ‘aleatët më të besueshëm’ mes 73 eurodeputetëve të Britanisë”, shkruhet në artikull.