Lidhu me ne

Radar

Nëse ngritja e opozitës të bën non grata, në djall vaftë kjo e fundit!

Sulmi ndaj Tij është sulm ndaj opozitës politike në këtë vend!

Nga Ylli Manjani

Nëse ngritja e opozitës të bën non grata, në djall

Unë nuk e di se ç’korrupsion ka bërë Sali Berisha në Amerikë apo në Britani!?

Në Shqipëri di që është politikani i vetëm i rangut të Tij që jeton prej vitesh në një apartament modest. Aq modest sa edhe analistët që paguhen për ta sharë nuk pranojnë të jetojnë.

Sali Berisha është njëri prej liderve politikë me influencë në jetën politike në vend. Është lideri që ka firmën e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe NATO. Është leader që siguroi atë që sot të gjithë e shijojmë, lëvizjen e lirë.

Sali Berisha është padyshim politikani e lideri që ka krijuar një model politik, i cili është i kritikueshëm dhe madje edhe i dënueshëm. 1997-ta është periudha më e errët në karrierën e Tij, dhe qoftë dhe për kaq nuk duhej të ishte më në politikë.

Por prezenca e tij në politikë, (qeverisje ose opozitë), nuk ka lidhje as me kriminalizimin e pushtetit, as me trafikun e drogës e as me instalimin e shtetit mafioz që sundon.

Lënia e opozitës për kohë të gjatë në dorë të AliBejBashës e ngarkon me përgjegjësi, por jo me fajin e rëndë të shkërmoqjes së opozitës për një grusht parash të qelbura.

Sali Berisha ndoshta është pa të ardhme, por sot qartësisht është faktori që galvanizon një reagim opozitar të organizuar. Nongrata ose jo, kjo ka pak rëndësi për misionin e ringritjes së një opozite për të cilën vendi ka nevojë.

Nëse ngritja e opozitës të bën nongrata, në djall vaftë kjo e fundit (nongrata pra).

Dhe po, sulmi ndaj Tij është sulm ndaj opozitës politike në këtë vend!

Më mirë nongrata në vende që na lypin vizë për t’i vizituar por në mbrojtje të opozitës politike, sesa grata dhe mafioz që trafikon drogë e interesat e vendit lart e poshtë.

Dhe më në fund, hiç mos u bezdisni nga insistimi, IN-CE-NE-RA-TO-RËT janë prova e modelit mafioz që sundon vendin!

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix14 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar14 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar14 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore20 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix20 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet2 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix2 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix2 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske2 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook