Mix
Mike Tyson zbulon: Do të vdes shumë shpejt. Thjesht dua të vdes me vetëdije
Legjenda e boksit shprehet se e ndjen se fundi është afër, “kur mendon se je i pamposhtur se ke shumë para, kjo gjë që nuk është e vërtetë.”
Mike Tyson beson se vdekja do t’i vijë “shumë shpejt”. Duke folur në “Hotboxin”, ai tregoi se ka probleme me paratë, pavarësisht se është një multimilioner.
Ish-kampioni 56-vjeçar i peshave të rënda i tha terapistit Sean McFarland se e ndjen se koha e tij thuajse ka mbaruar. “Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht.”
“Pastaj, kur shikoj në pasqyrë, shoh pika të vogla në fytyrën time, them: “Uau. Kjo do të thotë se data ime po afron, shumë shpejt”.
Ai foli edhe për marrëdhënien e tij me paratë. “Unë u them gjithmonë njerëzve se kur ke shumë para, nuk mund të presësh që dikush të të dojë. Ti mendon se je i pamposhtur kur ke shumë para, gjë që nuk është e vërtetë.”
Por ju nuk jeni të mbrojtur nga vdekja. “Kjo nuk do të thotë se nuk do të sëmuresh apo nuk do të goditesh nga një makinë. A mund t’ju mbrojnë paratë, kur hidheni nga një urë?’ – tha legjenda e boksit. – “Unë thjesht dua të vdes me vetëdije. Nuk dua të vdes duke bërtitur”, – u shpreh ai.