Lidhu me ne

Aktualitet

Eksperti: Rama po fal detin. Shkoi në Hagë pa kushte ndaj Greqisë, për të hedhur matanë ‘pataten e nxehtë’

Eksperti: Rama po fal detin. Shkoi në Hagë pa kushte ndaj

Osman Metalla, profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës akuzon kryeministrin Edi Rama se po u fal detin grekëve.

Gjatë një takimi në Durrës të kreut të PD Sali Berisha me të rinjtë dhe intelektualët, Metalla tha se Rama shkoi në Hagë pa kushte ndaj Greqisë, për të hedhur matanë ‘pataten e nxehtë’.

“Ne çështjet detare i kemi hedhur pas krahëve. Detin e kemi shumëzuar me zero, detin e falim. Kush nga ne qytetarët, pas vitesh negociatash që ka bërë Edi Rama me palën greke, dinë se çfarë kanë diskutuar, dinë se çfarë kanë vendosur, dinë se ku jemi, cilat janë pretendimet e palës shqiptare për këtë pasuri? Do të shkojmë në Gjykatën e Hagës!

Por vendimet i ke marrë ti vetë dhe s’ke lënë askënd të negociojë, negociatat s’kanë përfunduar dhe thua në një moment të bukur po iki në Hagë. Por me çfarë kushtesh? Me kushtet kur ti u thua atyre zgjerimi i detit territorial nga 6-12 milje mua nuk më cenon? Kur në fakt na cenon. Kur në fakt hapësirat detare që duhet të pretendohen nga pala shqiptare, ky personalisht thotë nuk na cenojnë dhe nuk kemi interes te ajo pjesë. Nuk mund të shkohet kështu.

Të shkosh në Hagë për pasurinë kombëtare, duhet të kesh një plan, duhet të kesh pretendime të caktuara, duhet t’i shkosh Gjykatës me pyetje të përcaktuara. Cilat janë mosmarrëveshjet që ti ke me palën greke? Ti sot nuk ke paraqitur asnjë mosmarrëveshje me palën greke. Duhet t’i thuash gjykatës kam 1, 2, 3 gjëra për të diskutuar me ty. Ne shkojmë atje thjeshtë për ta zgjidhur gjykata, ky për ta hedhur pataten e nxehtë matanë, kaq është historia. Ky është trajtimi që iu bëhet pronave të shqiptarëve”, tha eksperti.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Këto janë 3 shenjat më “tradhtare” të Horoskopit

A duhet të mos u besoni? Në internet qarkullon një studim sipas të cilit këto janë shenjat “që mund të...

Radar17 orë më herët

Humbëm të gjithë nga pak në cirkun e klikimeve

Zallamahia që pushtoi hapësirën virtuale të shqiptarëve kudo ku jetojnë ka nisur të bjerë, dhe kur të jetë shuar përfundimisht,...

Mix17 orë më herët

Nëse hani shumë sheqer, më shumë do vuani nga depresioni!

Një studim i botuar në Journal of Translational Medicine zbulon se konsumi më i lartë i sheqerit lidhet me një...

Mix18 orë më herët

Ozempic vrau dietën dhe ushtrimet!

Burimi: The Atlantic Mjekët mbase nuk duan ta pranojnë, por përdorimi i Ozempic dhe barnave të tjera GLP-1 po i...

Mix18 orë më herët

Veçoritë e Sicilisë – pse ia vlen ta vizitojmë?

Për shumë vite, qytetet klasike të Italisë, Roma, Venecia, Firence dhe Milano kanë tërhequr turistë nga e gjithë bota, ndërsa...

Mix18 orë më herët

ChatGPT Search, motori i kërkimit OpenAI, tani është falas për të gjithë

Ne kemi folur gjatë për ChatGPT Search në këto faqe dhe se si ai është i destinuar të ndryshojë thellësisht...

Mix18 orë më herët

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina...

Radar18 orë më herët

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump

Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i...

Mix19 orë më herët

Shkenca e fshehur në pikturën ikonike të Van Gogh, “Nata me yje”

Dy dekada më parë, dy fizikanë po qëndronin në një muze në Madrid duke menduar për veprat e piktorit post-impresionist...

Mix19 orë më herët

Dalina Buzi me deklaratë të fortë për Kiarën, reagon ashpër Luizi!

Dalina Buzi e ka ngacmuar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon me një deklaratë të fortë qe beri se fundi për...

Facebook