Disa shoqata të shoqërisë civile në Tiranë, janë mbledhur dje për të dënuar grushtin e shtetit në Turqi.
Ky takim, që ka kaluar disi në hije, është shqetësues për faktin se ambasadori turk në Tiranë, ka akuzuar organe të qeverisë shqiptare, por dhe të opozitës, se kanë bashkëpunuar për grushtin e shtetit në Turqi.
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar ashpër pas këtij takimi publik, duke kërkuar që ata që kanë marrë pjesë në këtë takim, të tregohen me gisht.
“Ja tek i keni kardashllarët e turkut në Tiranë!
I keni me shoqata, të paguara, por dhe me individë.
Nxirrini ata edhe me emra, me fytyra, që të dallohen me gisht se kush i ka turqit “vëllezër” (kardashllarë) dhe sidomos kush pëlqen “DEMOKRACINË” alla turke…”, shkruan Plasari, ndërsa ka postuar edhe linkun e lajmit të këtij takimi, botuar në faqen turke në shqip, Anadolu Agency.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu