Mix
Njihuni me ushqimet që përmbajnë hekur
Hekuri është një ndër ushqyesit më të rëndësishëm për organizmin pasi është përgjegjës për një sërë funksionesh. Duke filluar nga prodhimi i hemoglobinës e deri tek transportimi i oksigjenit nga mushkëritë në të gjithë trupin.
Njihuni me ushqimet që përmbajnë hekur dhe që duhet t’i konsumoni.Ushqimet me bazë shtazore
– Mishi i kuq (sa më i kuq mishi aq më e lartë sasia e hekurit në të)
– Të brendshmet (mëlçia, veshkat, truri)
– Shpendët
– Peshku (salmoni, sardelet, toni) dhe molusqet
– Vezët
Ushqimet me bazë bimore
– Arrorët
– Frutat e thata
– Buka dhe pastat integrale
– Drithërat
– Bishtajat (fasulet, thjerrëzat, qiqrat)
– Gjethet jeshile (spinaqi, brokoli)
– Tërshëra
– Tofu