Lidhu me ne

Kioske

Ebu Qerimi mbetet pa punë

Nga Respublica.al

Me çorape të kuqe dhe celular në dorë, Rama ulet te

Faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane

Kështu është shprehur ndër të tjera kryeministri Edi Rama sot në konferencën që përuron hapjen e negociatave. Ky pasazh ka rëndësi për të vënë në dukje deri diku formalitetin e integrimit si proces që me hapjen e negociatave merr një aspekt institucional pasi 1.3 milionë shqiptarë pa të drejtë vote askund, kanë marrë udhët e janë në Europë.

Po integrohemi ne që jetojmë në Shqipëri, po bëhemi europianë se edhe helbete bishti na ra. Interesante që z. Rama nuk përdor fjalën komb, por popull, duke na ndihmuar të gjithëve me një alibi rrethanore: populli është kategori më e përgjithshme, kombi implikon disa kode etno-politike. Kështu që mund të themi me “popull” mund të bëjmë çdo gjë, po edhe mundet të ëndërrojmë me sy hapur teksa Moisiu ynë ecën para e na çan udhën e përladisë. Duke bërë lungomare, e jo duke çarë dete.

Përtej musakasë duhet thënë se ky njeri nuk ia del dot të mos shtiret një ditë të vetme kur për konvenencë retorike na falenderon të gjithëve që kemi ëndërruar. Ky Ebu Qerim a Mark Alem, shfaqet kështu në sallat e Europës, me një foto vetëdashurimi, ulur në portikun e integrimit, me hipotekën e ëndrrave tona të supozuara në dorë si dhuratë ndaj rospies plakë të cilës i thotë se atë vazhdon ta ëndërrojë zhigoloja i fundit i kontinentit, populli shqiptar.

E vërteta është më pak letrare se kaq: shqiptarët ikën në Europë për bukë, për të mbijetuar, sepse, u arratisën nga vendi ku u lindën e u rritën, të cilin e kanë menduar se e kanë të tyrin, për të mos u bërë lypës.

Europa ishte shpëtimi i një rrethane gjeografike, jo destinacioni i një ëndrre. Sepse ëndrra nuk vjen me hedonizmin e konsumit. Ne kemi këtu një keqkuptim kolosal edhe me idetë e lirisë dhe demokracisë, të cilat nuk kanë asnjë antitrup ndaj cirkut të pseudodemokratëve si z. Rama që është vetë një ndër përgjegjësit e vonesës së përmbushjes së kësaj të ashtuqujture ëndërr, e cila është e udhës të menaxhohet si interes për të shpëtuar edhe nga kjo dalldi hipokrizie.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook