Lidhu me ne

Radar

PD: AKSHI amator e i politizuar, i papërgatitur për sulme kibernetike. Pse nuk ka një server të dytë?


Partia Demokratike ka denoncuar qenien jashtë funksionit të platformave qeveritare pas sulmit kobernetik të para pak ditëve.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj, tha se platforma me të cilën kryeministri Rama mburrej doli të ishte një fluskë ndërsa akuzoi AKSHI-n si të politizuar e amator.

Serveri i qeverisë vazhdon të jetë i rënë gjë që ka paralizuar me qindra shërbime të domosdoshme duke e kthyer Shqipërinë në epokën e para internetit. Raportimet që na vijnë nga terreni bëjnë me dije për bllokim të total, që nga marrja e certifikatave familjare dhe mjekësore, pensioneve, rrogave e me radhë. Te Tatimet e Gjykatat janë bllokuar disa prej funksioneve më bazike. Një ditë e vetme mjaftoi për të kuptuar se pse plaforma qeveritare bashkë me qindra shërbime me të cilat kryeministri mburrej, rezultuan një fluskë e madhe. Një shërbim amator dhe i politizuar si AKSHI i qeverisë ka dëshmuar edhe njëherë se më shumë se shërbime u bën dëm qytetarëve shqiptarë.PD u bën thirrje organeve përgjegjëse të hulumtojnë mbi atë që qeveria ka lajmëruar si hakerim.” – tha Hysaj.

Zyrtarja e PD-së tha më tej se nuk është hera e parë që të dhënat e qytetarëve kanë dalë e kanë rënë në duar të pasigurta.

Hysaj deklaroi se PD dyshon në profesionalizmin e gatishmërinë e AKSHI-t për t’u përballur me skenare të tilla ndërsa pyeti pse nuk ekziston një server i dytë që do shërbente për të ruajtur të dhënat e qytetarëve.

Nuk është hera e parë që të dhënat e qytetarëve derdhen rrugëve dixhitale dhe bien në duar të pasigurta. Ne gjithashtu dyshojmë në profesionalizmin e gatishmërinë e AKSHI-t për t’u përballur me skenare të tilla. Një pyetje që bëjmë në emër të qytetarëve është: Pse nuk ka një server të dytë i cili të shërbejë si host i të dhënave. Kjo është një masë që edhe një portal lajmesh e merr. Ky është një kriter normal në botën dixhitale. Çdo orë që kalon e shton kaosin dhe mundimin  çdo qytetari për të aksesuar shërbimet jetike siç rrezikon të dhënat e secilit prej nesh.” – tha Hysaj.

MË TEPËR

Sport23 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix23 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix23 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix23 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix23 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix24 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix24 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix24 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix24 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook