Lidhu me ne

Mix

“Organizoi një spektakël publik dhe u largua”, Twitter padit Elon Musk

"Organizoi një spektakël publik dhe u largua", Twitter padit

Twitter po padit miliarderin Elon Musk në përpjekje për ta detyruar atë të blejë platformën e mediave sociale, duke hapur një betejë ligjore me njeriun më të pasur në botë.

Kjo vjen pasi Musk njoftoi se po largohej nga blerja prej 44 miliardë dollarësh e Twitter të premten. Ai pretendoi se Twitter nuk kishte dhënë informacion në lidhje me numrin e llogarive false dhe spam në platformë.

“Pasi organizoi një spektakël publik për të vënë në lojë Twitter-in, dhe duke propozuar dhe më pas nënshkruar një marrëveshje bashkimi miqësore me shitësin, [Z.] Musk me sa duket beson se ai – ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit të kontratës së Delaware-it – është i lirë të ndryshojë mendje, shpërbëjë kompaninë, prishë operacionet e saj, shkatërrojë vlerën e aksionerëve dhe të largohet”, thuhet në padi, shkruan Page Six.

Padia vazhdoi duke akuzuar Musk për një sërë shkeljesh të marrëveshjes së bashkimit që “kanë shkaktuar telashe me Twitter dhe biznesin e tij”.

Musk shkroi në Twitter të martën:

“Oh, ironi lol [duke qeshur me të madhe]”.

Padia tha se Musk, i cili është gjithashtu shefi i kompanisë së makinave elektrike Tesla, ishte tërhequr nga marrëveshja sepse ajo “nuk i shërben më interesave të tij personale”. Në padi thuhej se pasi Musk ra dakord për marrëveshjen, tregu i aksioneve ra, së bashku me aksionet e Tesla.

Çmimi i aksioneve të Twitter ka rënë më shumë se 8% në muajin e kaluar dhe në maj ra nga nivelet më të ulëta, prej më shumë se 50 dollarë për aksion, pasi Musk vuri në dyshim numrin e llogarive false dhe spam në Twitter dhe tha se marrëveshja ishte “përkohësisht në pritje”.

MË TEPËR

Sport1 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix1 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix1 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix1 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix1 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix1 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix1 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix1 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix1 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix1 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook