Kryesore
Kryemadhi: Rama është kryetari i skemës së inceneratorëve, Veliaj avokati, paratë janë në llogarinë e Zotos
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Open” se kreu i skemës së inceneratorëve është Edi Rama ndërsa avokati mbrojtës është Erion Veliaj.
Kryemadhi theksoi se paratë e inceneratorëve janë në llogarinë e Klodian Zotos e cila nuk u bllokua nga prokuroria.
“Kryetari i skemës, piramida është Edi Rama, avokati është Erion Veliaj. Këtë e zbardh SPAK.
Ka një padi për Edi Ramën, Veliaj, Subashin, Alqi Bllakon, ka padi për Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.
Sot ke vetëm dy njerëz që i përdori Edi Rama, ke dhe kompaninë e inceneratorëve, ku bëhen vetëm fatura.
Skemën nuk e bën dot pa një miratim nga kryeministria…Për buxhetin e bashkisë Tiranës ka hyrë buxheti i shtetit.
Paratë janë në llogarinë e Klodian Zotos. Por vetë është në kërkim Klodian Zoto, llogaritë bankare të Klodian Zotos janë bllokuar?”-deklaroi Kryemadhi.