Mix
Meshkujt mendojnë 19 herë në ditë për seksin
Pandemia ka vrarë epshin te gratë më shumë se te burrat. Dhe, ky nuk është dallimi i fundit midis dy gjinive. Ekspertja e seksit, Kate Taylor thotë se gratë bien në dashuri pas seksit, ndryshe nga burrat.
“Gjatë seksit, truri ynë çliron oksitocin, i njohur si “hormone i përqafimit”. Ul mbrojtjen dhe na bën të besojmë. Gratë prodhojnë më shumë nga ky hormone, kështu që ka më shumë gjasa të dashurohen pas seksit. Burrat, nga ana tjetër, lëshojnë oksitocinë gjatë seksit, por hormone e tjera mund të zvogëlojnë efektin e saj, duke bërë që gratë të ndihen deri në tetë herë më të lidhura me partnerin pas seksit, sesa burrat”, tha ekspertja.
Për gjininë femërore, pjesa më e ndjeshme e trupit është qafa.
“Kjo mund të jetë për shkak të hollësisë së lëkurës. Qafa e grave është më e ndjeshme ndaj prekjes së lehtë se çdo pjesë tjetër e trupit”, shpjegoi Kate Taylor.
Po ashtu, gratë kanë më shumë të gjarë të bëjnë seks pasi janë ushqyer, si edhe kanë më shumë mundësi “të ndizen” gjatë ciklit të tyre menstrual. Nga ana tjetër, gratë nuk përjetojnë orgazma njësoj si burrat. Një studim i vitit 2016 zbuloi se vetëm 65 për qind e grave arrijnë kulmin gjatë seksit, krahasuar me 95 për qind të burrave.
Orgazma e grave zgjat më shumë se ajo e burrave, rreth 13 deri në 51 sekonda, kurse në gjininë e kundërt këto çaste përjetohen për 10 deri në 30 sekonda. Ndërkohë, një sondazh i Universitetit Shtetëror të Ohio me 200 studentë zbuloi se burrat mendojnë për seks 19 herë në ditë, ndryshe nga gratë që mendojnë vetëm 10 herë në ditë.
Nga ana tjetër, ka ardhur koha të rrëzohen disa mite. Nëse më herët thuhej se burrat shohin tre më shumë porno sesa gratë, kërkimet nga Gjermania e hedhin poshtë këtë. Gjithashtu, duhet të mësohemi me idenë që seksi nuk zgjat aq sa shohim në televizor apo në materialet pornografike. Kohëzgjatja mesatare e seksit është vetëm disa minuta, me raporte që sugjerojnë që koha mes 3 deri në 15 minuta është më normalja.