Mix
Dieta drastike e Victoria Beckham, moderatorja: “E mjerueshme, cfarë po shijon nga jeta”?

Victoria Beckham ka arritur ta sfidojë moshën, duke ruajtur një siluetë të admirueshme, por duket se kjo vjen si pasoja e sakrificave shumë të mëdha që duhet të bëjë këngëtarja e kthyer në stiliste. Victoria i nënshtrohet një diete mjaft të rreptë ushqimore, të cilën moderatorja e njohur televizive në Mbretërinë e Bashkuar, Ulrika Jonsson e ka përshkruar si ‘të mjerueshme’.
Komentet e saj, prezantuesja 54 vjeçare, i bëri pasi mësoi se në dasmën e Sergio Ramos, Victoria kishte kërkesa të komplikuara, që nga uji i kokosit apo mentja. Bashkëshorti i Victoria-s, David gjithashtu rrëfeu pak kohë më parë se e shoqja ha të njëtin ushqim prej 25 vjetësh – peshk të pjekur në zgarë dhe perime të ziera.
