Lidhu me ne

Mix

Paraliza e gjumit, pse ndodh dhe cilët janë më të rrezikuar

Zgjohesh papritur dhe je plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i zgjuar por nuk lëviz dot? Atëherë sapo ke përjetuar të ashtuquajturën “paralizë e gjumit”.

Ky problem është shumë i njohur por pak i studiuar nga ekspertët, megjithatë prej shekujsh, njerëzit, duke kërkuar shpjegim, kanë fajësuar për këtë problem praninë e demonëve apo alienëve.

Çfarë është paraliza e gjumit
Paraliza e gjumit ka të bëjë me bllokimin fizik ndërkohë që njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm. Ajo ndodh kur njeriu endet mes fazës së gjumit dhe zgjimit. Gjatë këtij tranzicioni, njeriu nuk lëviz dot dhe nuk flet dot për disa sekonda deri në disa minuta. Disa njerëz thonë se gjatë kësaj faze, ata ndiejnë sikur po mbyten.

Paraliza e gjumit zakonisht shoqërohet me çrregullime të tjera të gjumit, ose siç njihet ndryshe narkolepsia. Paraliza e gjumit ndodh në dy raste: kur njeriu është gati të flejë ose kur është gati në të zgjuar.

Në rastin e parë, njeriu ndien nevojën e thellë për të fjetur gjumë por e ka të vështirë të flejë.  Paraliza në këtë rast pengon njeriun të lëvizë ose të flasë.

Ka raste kur njeriu zgjohet pak përpara mbarimit të fazës REM të gjumit, ose siç njihet ndryshe gjumi i thellë.

Kur njeriu është në fazën REM, trupi është në një gjendje të palëvizshme dhe tepër të qetë, ndaj zgjimi i papritur mund të ngjajë me paralizën.

Njerëzit më të prekur nga paraliza e gjumit
Ky problem zakonisht shfaqet në adoleshencë. Megjithatë, ka raste kur burra dhe gra të moshave të ndryshme e përjetojnë paralizën e gjumit një apo disa herë gjatë jetës.

Faktorët që nxisin paralizën e gjumit janë:

Mungesa e gjumit
Ndryshimet në rutinën e gjumit,
Çrregullimet e shëndetit mendor
E fjetura në pozicionin shtrirë në kurriz.
Ngërçet e këmbës
Përdorimi i medikamenteve të caktuara për shëndetin mendor
Përdorimi i substancave narkotike.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun
Ekspertët thonë se nëse përjetoni paralizën e gjumit, duhet të shkoni për një konsultë tek mjeku. në rastet kur keni edhe shqetësimet e mëposhtme:

Ankth,
Plogështi gjatë ditës,
Vështirësi për të fjetur.
Mjekësia moderne nuk ofron kura për trajtimin e paralizës së gjumit.

Ekspertët thonë që nuk ka nevojë që njeriu të mendojë se është pushtuar nga ndonjë alien apo demon. Nëse flini shtrirë në kurriz, përpiquni  të ndryshoni pozicion dhe përpiquni të rregulloni ciklin e gjumit ose edhe të zgjidhni problemet që ju lënë pa gjumë.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike1 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport1 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix1 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook