Lidhu me ne

Mix

Vendet që duhet të vizitoni një herë në jetë!

Nëse është hera e parë që i dëgjoni, mos u habitni që ekzistojnë. Janë shtatë destinacione që Bordo ju sugjeron këtë vjeshtë për të vizituar nga Evropa deri në Azi, sepse janë aq unike sa vështirë se shlyhen nga kujtesa. Një fundjavë relaksi në fshatin Hallstatt të Austrisë ose në Provencë, një aventurë e paharruar në liqenet magjepsësë Plitvice në Kroaci apo vizitë në nekropolisin Myra. Një SPA luksoze në llixhat e Baden Baden, një propozim për martesë në kopshtet pastel Fuji në Japoni ose të vizitoni fshatin e hobitëve Matamata. Shtatë destinacione, të cilat duhet t’i vizitoni një herë në jetë.

Hallstatt/Austri

Fshati Hallstatt ndodhet në këmbët e malit Salzkammergut, me shtëpi alpine, ballkone me lule dhe një kishë e stilit gotik e shekullin e 16-të. Panorama është më e bukur në Vjeshtë. Maja e malit arrihet me teleferik. Fshati është pasuri e cila mbrohet nga UNESCO. Merrni trenin nga Viena dhe pas 3 orësh do të zbuloni fshatin e njohur për tunelet nëntokësore mbi 3 mijë vjeçare të kripës që depërtojnë deri në zemër të malit.

Liqenet Plitvice/Kroaci

Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvices është një rezervat prej 295 kilometër katrorësh, i famshëm për zinxhirin e 16 liqeneve tarraca që lidhen mes tyre me ujëvara dhe një kanion gëlqeror. Zgjatimi i liqeneve që ndëpritet nga ujëvarat arrin në 8 kilometra, ku pika më e lartë arrin 1,280 metra, ndërsa më e ulëta 380 metra, edhe pse diferenca totale e lartësisë mes liqeneve është 135 metra, veçori unike që e përfshiu nën kujdesin e UNESCO-s.

Provenca/Francë

Një krahinë që të magjeps në çdo stinë, jo vetëm kur fushat çelin livandon e famshme. Merrni me qera një vilë dhe kundroni një panoramë të pazakontë, ku gjithçka kthehet në ar nga e florinjta e vreshtave që përqafojnë kodrinat. Shijoni festivalin e çokollatës dhe gështenjave që serviren si gostitje. Shijoni verërat më të mira në botë, esencat e livandos, nga sapunët tek parfumet, që më të mira së këtu, nuk i gjeni në asnjë vend tjetër.

Autumn vineyard with afternoon sunbeams.

Baden Baden/Gjermani

I famshëm për burimet e ujrave termale që nga koha e romakëve, këtu gjen një SPA në natyrë. Një destinacion elegant për ata që dashurojnë ujrat termale, stilin e lartë dhe një pamje piktoreske. Arkitektura e rezidencave është unike, ku bie në sy luksi, eleganca dhe mondaniteti. Burimet u zbuluan që në kohën e perandorit romak Caracalla, legjionet e të cilit i quajtën Aquae Aureliae, rrënojat e të cilave gjenden në qendër të qytetit.

Kopshtet Fuji/Japoni

Asgjë më shumë sesa parajsa në tokë, nuk mund të cilësohet kopshti Kawachi Fuji në Japoni, një destinacion joshës i dizenjuar në formën e tuneleve me ngjyra pastel si të arratisura nga librat e përrallave. Mbi 150 bimë Wisteria qëndrojnë të lulëzuara duke ofruar një rrebesh petalesh që zbresin nga qielli në blu, vjollcë dhe rozë. Piketojeni si vendin ideal për të bërë propozimin e jetës tuaj, një kujtim që nuk do të harrohet kurrë.

Myra/Turqi

Prej së largu gjithçka i ngjan një fshati në miniaturë mbi shkëmb, por në fakt qyteti i të vdekurve Myra është vetëm një varrezë. Ndryshe nga faraonët që varroseshin në Piramida, këtu atyre u ndërtohej një banëse mbi shpatin e malit shumë pranë tempullit. Mbi gur përveç portikëve, sheh gdhendje të stilizuara që zbukurojnë fasadën që i dedikohen pronarëve të shtëpive-varreza si dhe mbishkrime me himne dhe lavde.

Fshati hobit/Zelanda e Re

Nëse mendoni se personazhet hobit ekzistojnë vetëm në libra gaboheni, pasi fshati i tyre Matamata ekziston vërtet. Gjatë xhirimeve të sagës “Zoti i Unazave” në Zelandën e Re u ndërtua një fshat enkas për këtë film, i cili ekziston ende si një atraksion turistik. Kushdo shkel aty, e beson se hobit ekzistojnë vërtet dhe kjo duket qartazi nga përmasat e shtëpive, format dhe deri tek arredimi i tyre, duke rritur kërshërinë për të hyrë në to.

MË TEPËR

Sport11 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix11 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix11 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix12 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix12 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix12 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix12 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix12 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix12 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix12 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook