Lidhu me ne

Mix

10 fakte për aktorin Tom Cruise

Tom Cruise mbush 60 vjeç, 10 kuriozitete për aktorin që dikur çmendi femrat

The Untold Truth Of Tom Cruise

 Aktori i famshëm hollivudian Tom Cruise feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 60 vjeç.

Cruise lindi më 3 korrik të vitit 1960 në SHBA dhe numëron me dhjetëra role të famshme të cilët ndër të tjerë e bënë atë adhurimin e shumë femrave në të gjithë botën.

10 kuriozitete për Tom Cruise, mes filmave dhe jetës private.

Të thuash “Tom Cruise” do të thotë të thuash “veprim”. Aktori ndryshe nga shumë kolegë të tij nuk përdor marifete për të realizuar skenat plot aksion në filmat e tij.

Në një masterclass të mbajtur në Festivalin e Filmit në Kanë këtë vit, aktori për këtë zgjedhje të tij komentoi: Gjithmonë kam menduar se është diçka që mund ta bëj dhe kam dashur ta shtyj në këtë aspekt.

Një nga filmat që e bëri Cruise të famshëm është Top Gun , film i vitit 1986. Filmi, pjesa e dytë e cila u publikua këtë vit tregon bëmat e pilotëve elitë të Marinës Amerikane. Por ylli nuk fluturon vetëm në ekranin e madh, që nga viti 1994, në fakt, Cruise ka një patentë të vërtetë piloti. Ai gjithashtu ka patentë për drejtimin e helikopterëve, dhe  ai është pronar i disa avionëve në koleksionin e tij privat.

Kapitulli i dytë i Top Gun solli një risi në set që u vu re menjëherë dhe u vlerësua shumë nga fansat. Bëhet fjalë për gjatësinë e Cruise. Aktori është rreth 170 cm dhe zakonisht në xhirimet e filmave të tij ekipi është përpjekur gjithmonë ta kornizojë apo ta “rregullojë” që të mos jetë më i shkurtër se protagonistët e tjerë. E gjithë kjo, megjithatë, duket se ka ndryshuar me publikimin e  Top Gun: Maverick. Ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën në filmat e tjerë, tashmë pamja fizike e aktorit nuk është retushuar, ndaj edhe nënkoloneli Pete “Maverick” Mitchell, personazhi që luan, është po aq i gjatë sa ai. 

Në fakt, në skenat e xhiruara me Miles Teller, aktori shfaqet pak më shumë se 6 centimetra më i gjatë se Tom Cruise. Diçka që, për shembull, nuk ndodhi në filmin e vitit 1986. 

Cruise tha këtë vit në Kanë se karriera e tij është e gjitha për dashurinë dhe pasionin për kinemanë. Unë shkoj gjithmonë në kinema kur dalin filma. Unë vendos kapelën time dhe ulem në audiencë me të gjithë. Unë e di se si funksionon industria sot, por kur bëj një film e bëj për ekranin e madh, filmat e mi janë për kinemanë, vetëm atje, ato mund të vlerësohen.

Tom Cruise iu kërkua vazhdimisht të huazonte imazhin e tij për video lojëra ose figura aksioni, por ai gjithmonë ka refuzuar. Personazhi i tij mbetet i lidhur vetëm dhe ekskluzivisht me kinemanë dhe aktori nuk dëshiron që ai të lidhet me produkte të tjera, si lojërat PlayStation apo të ngjashme.

Cruise u angazhua për ta rikthyer botën e kinemasë në kapacitetin e plotë pas pandemisë Covid-19. Shpërthimi i tij në mes të xhirimeve të filmit të ri Mission Impossible 7 bëri xhiron e botës. Aktori kërcënoi se do të dëbonte të gjithë stafin nëse kapte anëtarët duke shkelur rregullat anti-Covid në xhirime përsëri. 

Por si filloi ngritja e Cruise në biznesin e filmit? Gjatë vitit të fundit të gjimnazit mori pjesë në muzikalin shkollor Djem dhe kukulla (Bulli dhe Pupe, ed) dhe që nga ai moment kuptoi se aktrimi mund të bëhej profesion i tij. Ai u zhvendos në Nju Jork, fillimisht për të audicionuar për muzikalë. Ndër angazhimet e para në kinema është Taps – unazat e revoltës së vitit 1981.

Cruise ka pranuar publikisht  se kishte shumë probleme në shkollë, veçanërisht si fëmijë, edhe për shkak të problemeve të disleksisë.  Gjatë gjithë shkollës dhe pjesën më të madhe të karrierës sime, ndihesha sikur kisha një sekret”, tha ai një herë në një intervistë për  People.

Pavarësisht një karriere që përfshin 40 vjet, Cruise nuk ka fituar kurrë një çmim Oscar. Megjithatë, ai mori tre nominime për shfaqjet e tij në  Magnolia, Jerry Maguire  dhe  Born on the Fourth of July. 

Gjatë viteve, Tom Cruise ka përfunduar në qendër të polemikave dhe kritikave për anëtarësimin e tij në fenë Scientology. Aktori është ndoshta mjeshtri më i shquar dhe David Miscavige, udhëheqës i Scientologists, në 2004 – siç kujton edhe Huffington Post- i dha “Medaljen e Lirisë për Trimërinë”, mirënjohje për anëtarin më trim dhe më të përkushtuar të kishës. 

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook