Lidhu me ne

Radar

Konferenca e përjavshme, 5 pikat kryesore të fjalës së Berishës

Konferenca e përjavshme, 5 pikat kryesore të fjalës së

Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një konferencë për mediat, ku u ndal në një sërë çeshtjesh, por fokusin kryesor e pati protesta e 7 korrikut.

Protesta e 7 korrikut

Berisha u shpreh se kjo do të jetë një protestë madhështore, duke theksuar se qeveria ka nisur të trembet nga 7 korriku. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protestë, ndërsa e krahësoi qeverisjen e Edi Ramës me atë të një autokrati. Sipas tij, qeveria po vjedh qytetarët me rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se kompanitë e afërta me Ramën po përfitojnë.

Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës. Njëlloj si një diktaturë e vërtetë. Akti i djeshëm në Parlament tejkalonte edhe imagjinatën. Dje Edi Rama me ligj vendosi që qindra milionë euro të fituara duke pirë gjakun e shqiptarëve me borde shushunja, duke rritur çmimet, qindra milionë euro që u fituan nga shtimi i të ardhurave të taksës së vlerës së shtuar për shkak të rritjes së çmimeve, në vend që t’u riktheheshin atyre që kanë problem kafshatën e gojës, në vend që t’u riktheheshin atyre që nuk blejnë dot ilaçet për shkak të çmimeve, në vend që t’u riktheheshin atyre që po u falimentojnë bizneset dhe fermat, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij, ua dha një grupi kompanish ndërtimi të cilat kanë fituar tendera sipas ligjit të ri të korrupsionit me 99.99% të vlerës, si kurrë ndonjëherë.

Ata të cilët kanë fituar tenderat, pra me çmimet më maksimale, ata po marrin bonusin e ri. Natyrisht për ta ndarë me Ramën dhe qeveritarët e tij. Nuk ka akt më cinik, më çnjerëzor se ky. Si mund të bëhet kjo? Si mund të ndodhë kjo? Ti këto para që dolën nga rritja e çmimeve, të cilat janë në vetvete dhimbje, djersë dhe sakrificë e madhe e njerëzve që punojnë, duhet të bëje gjithçka që t’ua riktheje një pjesë të madhe atyre, dhe jo klientelës”, tha Berisha.

Negociatat

Kryetari i PD-së komentoi në konferencën e përjavshme mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në dhe ndikimin që do ketë një vendim i tillë te protesta. Berisha tha se ky vendim nuk do e pengojë protestën, madje do e motivojë.

“Përkundrazi. Do ishte një frymëzim i madh për protestën. PD ka bërë thirrje dhe bën thirrje për hapjen e negociatave. Po pse? Sepse në procesin e negocimit, fuqia e BE-së do mund të ndihmojë shumë më fuqishëm në rrënimin e regjimeve autokratike

Sot ka një konsensus universal që regjimi i Tiranës është një autokraci elektorale. Prandaj kam bërë dhe do bëj thirrje që BE të hapë negociatat, edhe nëse Maqedonia dhe Bullgaria të mos bien dakord.

Nuk është produktive binjakëzimi. Nuk kam qenë dhe nuk jam as tani. Nuk arrij ta konceptoj. Vendet janë vende të pavarura dhe të veçanta.

Le të urojmë se vendimi i Bullgarisë t’i japë përgjigjen më të mirë dhe të shpresojmë që edhe Maqedonia e Veriut të arsyetojë se zhbllokimi i procesit ka qenë një vullnet i mire. Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën,” tha Berisha.

Legalizimi i kanabisit

Sa i përket legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore, kryedemokrati tha se kjo nismë është në zbatim të doktrinës së Sorosit, ndërsa deklaroi qëndrimin e tij kundër.

“Kategorikisht kundër. Për PD-në, legalizimi i kanabisit është krim dhe vetëm krim. Kjo do të thotë të shpallësh veten Eskobar i Europës. Edi Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros. Soros është miliarderi që i ka kërkuar OKB-së, së bashku me një president të Amerikës Latine, që të ndërpritet ccdo lloj lufte kundër drogave, pacaka se në SHBA vdesin çdo ditë 273 persona nga droga.

Edi Rama tani, në zbatim të kësaj praktike, deklaron se po legalizon kanabisin. Kjo është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Kjo është një mbështetje e fuqishme për krimin dhe pas kësaj ai ka deklaruar se do pyesë PS-në nëse do lejojë haptas përdorimin e saj”, tha Berisha.

Vrasja në Elbasan

Lideri demokrat u ndal te ngjarja e rëndë e Elbasanit në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Berisha nuk hodhi akuza vetëm për policinë, eksponentë të mazhorancës, por edhe për deputetin demokrat, Gazment Bardhi.

Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet më të rënda kriminale të këtij vendi, ku rezulton se është i implikuar vetë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu.

Janë të implikuar dy zëvendësdrejtorët. Janë të implikuar prokurorët dhe pa asnjë diskutim në rrafshin politik, njeriu më përgjegjës është Taulant Balla. Përgjegjësi ka për ngjarjen jashtë çdo dyshimi Gazment Bardhi.

Nuk e njihja Arbër Paplekajn, por çdo njeri që kishte pasur ta njihte, fliste vetëm fjalët më të mira për të. Ai kishte qenë një oficer në Afganistan në misione të rëndësishme. Kjo përbënte një garanci që ai të mos përdorte kurrë armën në qytet jashtë kushteve të vetëmbrojtjes. Nuk ishte njeri i pamësuar me armën.

Çfarë doli tani? Doli që në anën lindore të rrugës, karshi tij, ishin tuta revolesh që po qëllonin. Çka shpjegon pse qëlloi Arbër Paplekaj. Ai qëlloi në vetëmbrojtje. Kam shprehur që atë ditë edhe sot, keqardhjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Faktikisht Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti, Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu, sepse donin ta mbyllnin çështjen Paplekaj-Xhuvani. Nuk ishte çështja Paplekaj-Xhuvani, aty mund të kishim pasur katër të vdekur.

Gaz Bardhin e keni dëgjuar të flasë ndonjëherë? Është në burg Paplekaj. E ngrita disa herë çështjen, ai heshti. Ai ishte në shtabin e Gaz Bardhit. Kishte shkuar atje për të dhe u krijua një komision parlamentar dhe çështja e Elbasanit do hetohej dhe Gaz Bardhi duhej të kërkonte hetimin e plotë. Por ky është komisioni i vetëm që nuk funksionoi asnjë ditë. E braktisën Arbër Paplekajn”, tha Berisha.

Ky i fundit foli edhe për menaxhimin e Pallatit të Brigadave.

MË TEPËR

Mix2 javë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 javë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 javë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 javë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 javë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook