Kryesore
Berisha: Nëse PD fitonte zgjedhjet e 2013-ës, Shqipëria do kishte hapur negociatat prej kohësh
Kreu i PD, Sali Berisha shprehet i bindur se nëse PD do të fitonte zgjedhjet e 2013-ës, Shqipëria do kishte hapur negociatat prej kohësh.
I ftuar në ‘Opinion’, Berisha tha se ngjarjet e ’97-ës ndikuan në proces krahasuar me vendet e tjera të rajonit, kur u pyet nëse është përgjegjës për refuzimin e Shqipërisë në çeljen e negociatave me BE.
“Nuk jam në gjendje të parashikoj se cila do ishte ecuria nëse nuk do kishte ndodhur 97. Nuk mund të them po ose jo, por ndikoi pa diskutim.
Në qeverisjen e PD procesi ka ecur në mënyrë të pandalshme. Ka ecur në një përpjekje serioze për dy grupet e kritereve, ekonomi dhe demokraci funksionale.
Nëse PD do fitonte 2013 me bindje negociatat do ishin prej kohësh të hapura, jo anëtarësim sepse për atë që ndjek atë proces bazohet vetëm në kritere.
Mohimi i kritereve nuk ishte e thjeshtë, por Rama e futi vendin në spiral pa krye që në cdo vit shtoheshin kushte.
Merr reformën për drejtësi, u shndërrua në faktor kryesor të pengesës. Për Gjermanin, Francën, Spanjën nuk imagjinohej të afrohej një vend që s’kishte gjykatë kushtetuese. Je i detyruar të parashikosh pasojat e reformave.
50 herë ia kam thënë Ramës e Donald Lu-së e Vlahutin për këtë proces”, tha Berisha.