Kryesore
36 gra të ketë ministre, hajduti mbetet hajdut …
“Fitohen me 99.9% të fondit limit” Berisha flet me emra për pazaret e tenderave: Salillari s’di ku t’i çojë paratë
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria po i vjedh qytetarët në një kohë kur po paguajnë çdo produkt jetik më shtrenjta se vendet europiane.
Kreu i selisë blu theksoi se tenderat jepen me 99.9 për qind fond limit, dhe fituesi i tenderit i paguan 30 për qind qeveritarëve.
Berisha: Si mund të vidhni sot qytetarët kur paguajnë vezën, djathin, qumështin e foshnjës më shtrenjtë se gjermani, francezi, italiani për shkak të politikave tuaja çnjerëzore.
Kjo është vjedhje e hapur. Ka prej shumë kohësh që tenderat fitohen me 99.9% të fondit limit, që s’ndodhte kurrë më parë. Fituesi i tenderit duhet t’i paguaje qeveritarit. DO ta jap tenderin por do më japësh 30% të kësaj shume.
Kohët e fundit janë 330 mln tenderime me 99.9% .
Ndërtuesi i vilës në pajë i Edi Ramës fitoi tenderin 13 milionë euro me 99,9%. Sako vëllai i komandantit të gardës për mirëmbajtjen e rrugës së Korcës. Pallati pa asnjë faturë, na mbiu në shesh të pallateve e tani ndërtuesi shpërblehet me 99.9% tender.
Salillari, i cili nuk di ku t’i cojë paratë edhe ai mirëmbajtjen e rrugëve të jugut edhe pse shembi rrugën e Borshit.
36 gra të ketë ministre hajdut mbetet, përdor firmat tuaja. Nuk vjen dekreti për pensionistin, fermerin…
Edhe Gadafi vendoste 12 badiguarde por nuk e përmirësonte dot imazhin.
Qytetarët të gjithë në protestë të ndalin revanshin e vjedhjeve të këtij grupi që vjedh natë e ditë, nuk ndalet. Pse nuk sillni dekret për ata me ndihmë ekonomike.