Lidhu me ne

Letersi

“Nuk je kurrkund” poezia e trishtë mbi një dashuri të humbur nga Dritëro Agolli

“Nuk je kurrkund” është një ndër poezitë më të veçanta nga autori i njohur shqiptar, Dritëro Agolli. Ajoka të bëjë me ndarjen, me një dashuri të humbur ku autori dëshpërimisht e kërkon vajzën që dashuron. Poezia nis me pluhurosjen e rrugës në një ditë të nxehtë, dhe përfundon me momentin kulminant, ku autori ndjen aq shumë mall për ta parë vajzën që dashuron, saqë është i gatshëm ta kërkojë atë në çdo kokërr pluhuri. Kjo është një poezi që përshkruan ndjesitë e një personi që vërtet ka dashuruar dhe vazhdon të dashurojë në jetë, por që për arsye të ndryshme nuk gjendet pranë personit që do.

“Nuk je kurrkund”


Kjo ditë e nxehtë, e gjatë,
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
Pastaj këmishën e rënduar shkund.
Nga pluhuri përdhe rrëzohen thërrime,
Po ti nuk je kurrkund.

Jam gati të kërkoj çdo kokërr pluhuri,
Dhe në kërkim si arkeolog të humb.
Veç të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.

MË TEPËR

Kryesore24 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook