Radar
Alibeaj bashkohet me Ramën/ Kundër protestës
Enkelejd Alibeaj dhe Edi Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pak ditë më parë se më 7 korrik do të mbahet protesta e madhe kombëtare kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Sipas Berishës, data 7 korrik do të jetë fronti për shpëtimin e Shqipërisë dhe se do të nisë një betejë e rëndësishme që duhet të shtrihet në mbarë vendin.
Thirrjes së Berishës pritet ti bashkohen mijëra qytetarë, ndërsa kjo lëvizje ka bërë bashkë dhe demokratët e grupit parlamentar.
Emrat që kanë konfirmuar pjesëmarrjen më herët janë edhe deputetja Jorida Tabaku, deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi, i cili nuk është pjesë e grupit të Sali Berishës.
Ish -drejtuesi politik i qarkut të Shkodres Helidon Bushati gjithashtu ka konfirmuar se do të jetë në protestë.
Nënkryetarja e komisionit të ligjeve Dhurata Çupi konfirmoi gjithashtu se do te jetë në tubim, etj.
Ndërkohë që Partia Demokratike dega Fier ka konfirmuar sot dhe grupin e punës, që do të jenë pjesë e protestës ku mes emrave janë:Luan Baçi, Ivi Kaso, Ilda Dhori, Eraldo Bano Tase, Emiljano Mone, Ibrahim Morina, Myslym Murrizi, Elton Bano, dhe Saimir Korreshi.
Mes emrave të gjithë deputetëve të qarkut Fier, i vetmi që mungon është Enkelejd Alibeaj, i cili siduket edhe këtë herë ka vendosur të bashkohet me Ramën kundër protestës.