Mix
Bernie Ecclestone baba në moshën 91-vjeçare
Ish-pronari i Formula 1 bëhet baba për herë të 4 në moshën 91-vjeçare
Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ekleston, është bërë baba për herë të katërt në moshën 91-vjeçare.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e tij pak më shumë se 1-vjeç të quajtur Ace. Fëmija më i madh i Eklestone është vajza Deborah sot 67 vjeç. Vlen të theksohet se Ace, erdhi në jetë nga bashkëshortja e 91-vjeçarit, Fabiana Flosi, në vitin 2020, por ky fakt është mbajtur i fshehtë.
Ekleston ka vendosur kurorë me bukuroshen Fabiana në vitin 2012. Në një intervistë dhënë për “Daily Mail”, ish-bosi i Formula 1 bën të ditur se bashkë me familjen e tij po jeton në një vilë të bollshme në Ibiza.