Gatime
Pinte çdo ditë 2 kanaçe me pije energjike, i riu përfundon në spital
Ndërsa një amerikan 28-vjeçar përfundoi në spital me aritmi kardiake, të vjella me gjak, doktorët pas një seance të gjatë pyetjesh kuptuan zakonet e të tij të të pirit: 2 pije energjike dhe shumë birra në ditë për disa muaj me radhë.
Ndërsa nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktonte aritminë, rasti i tij u lidh me pijet me sasi të lartë kafeine, raportojnë kërkuesit e Universitetit të Floridës në “Journal of Addiction Medicine”.
Por kafeina nuk duket të jetë fajtorja e vetme, raporton “Live Science”.
Ndërsa shumica e pijeve energjike përmbajnë deri në 160 mg kafeinë, totali ditor i kafeinës së marrë nga pacienti është 320 mg kafeinë, sërish shumë poshtë tavanit 400 mg të vendosur nga Mayo Clinic, i konsideruar si i sigurt për konsum nga të rriturit.
Ndërkohë duket që një rol të madh ka luajtur dhe përzierja me birrat duke rrezikuar jetën e të riut.
Por gjithsesi përbërësit e tjerë, raporton në lajmin e tij Fox Neës, si taurina dhe guarana mund të shumëfishojnë efektet e kafeinës duke shkatuar problem në shëndet. Por rasti i këtij 28-vjeçari nuk është i vetmi; mes viteve 2004 dhe 2012, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka shqyrtuar raportet e 40 personave me një spektër të gjerë problemesh në shëndet që lidheshin me konsumimin e pijeve energjike, duke përfshirë këtu dhe rritjen e presionit të gjakut dhe arrestet kardiake.
Kërkuesit konludojnë: “Është ndoshta e arsyeshme që të limitoni përdorimin e tyre, sidomos në kombinim me alkoolin, sidomos personat të cilët kanë problem me aritminë. Vetëm një kanaçe me pije energjike mund të shkaktojë probleme të mëdha kardiovaskulare”./Shije
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu