Mix
Në formë të shkëlqyer, mbretëresha Elizabeth surprizon me pamjen verore
Në formë të shkëlqyer, mbretëresha Elizabeth surprizon me pamjen verore
Mbretëresha Elizabeth mirëpriti Margaret Beazley, Guvernatoren e Uellsit të Ri Jugor, në Kështjellën Windsor me një pamje shumë verore. Monarkja 96-vjeçare zgjodhi një fustan midi, ngjyrë të verdhë me stampime lulesh, të cilin e kombinoi me bizhuteritë e saj karakteristike me perla dhe një palë këpucë të sheshta.
Mbretëresha ishte mjaft e qeshur dhe është fotografuar pa bastunin e saj ndihmës. Së bashku me Beazley, ato shijuan çajin e tyre në Windsor Oak Room.
Pak ditë më parë, mbretëresha Elizabeth ndryshoi prerjen e flokëve, duke i emocionuar të gjithë për këtë ndryshim. Pas zgjedhjeve të saj stilistike qëndron Angela Kelly, këshilltarja personale e mbretëreshës.
Në librin e saj, Kelly zbuloi: “Nga marsi i vitit 2020 e tutje, unë laja flokët e mbretëreshës çdo javë, i krihja dhe ia prisja kur ishte e nevojshme. Mbretëresha e dinte që dy javët e para isha në ankth dhe se po dridhesha. Në të kaluarën i kisha rregulluar flokët vetëm një ose dy herë. Ajo ishte shumë e sjellshme me mua dhe më tregoi se si preferon të vendosë rula në flokët e saj.”